Studimi i ri/ Si ndikon vitamina D, në përgjigjen ndaj koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitamina D është tepër e rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar në mënyrë që ti kundërpërgjigjet koronavirusit.

Një studim thotë se rëndësi më të madhe ka tek të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike. Më shumë se 80% e pacientëve me Covid-19, të cilët ishin të shtruar në një spital spanjoll kishin mungesë të vitaminës D, thanë studiuesit në Universitetin e “Cantabria në Santander”, Spanjë.

Vitamina D është një hormon i prodhuar nga veshkat dhe që kontrollon përqendrimin e kalciumit në gjak dhe ndikon në sistemin imunitar.

Mungesa lidhet me një sërë problemesh shëndetësore, megjithëse ende nuk ka prova shkencore që vërtetojnë se ky hormon ndikon në sistemet e tjera në trup.

Shumë studime kanë demonstruar tashmë efektin e dobishëm të vitaminës D në sistemin imunitar, veçanërisht në drejtim të mbrojtjes nga infeksionet.

“Trajtimi me vitaminën D duhet të rekomandohet në pacientët me COVID-19 me nivele të ulëta të qarkullimit të vitaminës D, pasi kjo qasje mund të ketë efekte të dobishme si në sistemin muskulo-skeletor dhe imunitar,” tha bashkëautori i studimit, Jose L. Hernandez.

Studiuesit zbuluan se 80% e 216 pacientëve të infektuar me koronavirus në Spitalin Universitario Marqués de Valdecilla kishin mungesë të vitaminës D.

Të fundit

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt....

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra

Një sherr ka ndodhur në Itali, mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare, të cilët janë përleshur fizikisht dhe si pasojë gjashtë burra...

Lajme të tjera

Web TV