Ermal Mamaqi tregon sekretin: Si t’i bësh 50 mijë euro në një vit (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mendo, ndrysho, fito” është titulluar seanca e parë e trajnimit të Ermal Mamaqit që është mbajtur të shtunën në një kinema në kryeqytet. Disa dhjetëra apo qindra të rinj duken në foto, teksa dëgjojnë ligjërimin e Mamaqit në sallën e mbushur plot, në shpërfillje të rregullave të pandemisë.

Për ata që janë kuriozë se për çfarë flitet në seancën e organizuar nga Ermal Mamaqi ia vlen të lexohet mesazhi që është shfaqur në ekranin e kinemasë.

“Deri në datë 30 janar 2022 unë do të kem në zotërim 50.000 euro të cilat do të vijnë tek unë në shuma të ndryshme herë pas here gjatë kësaj kohe. Në këmbim të këtyre parave unë do të jap shërbimin më efektiv për mua në sasinë dhe cilësinë më të mirë të mundëshme që mund të jepet për këtë shërbim në treg. Besimi im është aq i fortë sa unë mund t’i shoh këto para përpara syve të mi. Unë mund t’i prek ato me duart e mia. Ato janë në pritje të transferimit tek unë në kohën dhe pjesën që përputhet me shërbimin që kam ndërmend të jap si këmbim për to. Unë jam në pritje të një plani me anë të cilit, do t’i grumbulloj këto para dhe do ta ndjek atë plan kur ai të vijë” shkruhet aty.

Kursi u bë i famshëm për shkak të një shume të konsiderueshme që duhej paguar për të marrë pjesë dhe ngjalli një furi reagimesh në rrjetet sociale. Edhe kësaj radhe, fotot dhe videot kanë provokuar shumë komente në Facebook dhe Instagram, pasi aktivitetit sfidon rregullat elementare të pandemisë, kur grumbullimet dhe muzika në ambjente të tilla janë të ndaluara.

Lexo edhe :  Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë

Gjithsesi me kaq shumë kursantë që kanë paguar për të dëgjuar leksionet e Mamaqit, një gjobë nuk duket se do të jetë problem për të. Problem është diferencimi që bëjnë autoritetet kur vendosin gjoba për qytetarët dhe lokalet me muzikë, ndërkohë që mbyllin njërin sy për evente si këto.

 

https://streamable.com/33iuee

 

 

Të fundit

1933 – Në Gjermani, Partia Naziste bëhet e vetmja parti legale

Më 14 korrik 1933, në Gjermani u firmos një nga dekretet më të errëta të epokës së pas Luftës...

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

arret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të...

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet përballë djalit...

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara...

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Lajme të tjera

Web TV