Sulmoi Soleimanin, ja fundi tragjik i “bosit” të CIA-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksidenti ajror në Afganistan i aeroplanit Bombardier E-11A ka lënë pas shumë pyetje pa përgjigje.

Dyshimet e para ishin se ky avion ishte civil dhe thuhej se kishte 80 veta në bord, por detajet e reja zbuluan se aeroplani i përkiste forcave ajrore amerikane.

Pentagoni nuk ka dalë akoma me një deklaratë zyrtare mbi aksidentin e ndodhur në Dih Jak, zonë e cila kontrollohet nga talibanët.

Por burime zyrtare amerikane kanë konfirmuar tashmë se trupat e dy shtetasve amerikanë janë gjetur në mbetjet e mjetit fluturues. Për sa i përket identitetit të tyre nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, edhe pse talibanët me anë të zëdhënësit të tyre Zabindullah Mujahid, deklaruan se forcat e tij e kishin rrëzuar aeroplanin, dhe se brenda tij ndodheshin oficerë të lartë amerikanë.

Agjensia iraniane Mehr News, në bashkëpunim me “Veterans Today”, i cili është një portal afër Kremlinit që merret me studime ushtarake, deklaroi se ndër viktimat është edhe një nga oficerët e Lartë të CIA-s, Michael D’Andrea, i njohur për gjuetinë e tij të Osama Bin Laden dhe së fundmi edhe protagonist, sipas këtyre burimeve, të sulmit kundër gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

Pavarësisht këtyre deklarateve të cilat janë afër propagandës së Moskës , pritet një version zyrtar nga Washingtoni mbi çështjen e aeroplanit E-11A.

Të fundit

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Lajme të tjera

Web TV