Erdogan sulmon komunitetin LGBT, arrestohen mbi 150 studentë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka sulmuar lëvizjen LGBTI të vendit gjatë një vale protestash studentore.

Presidenti vlerësoi krahun e të rinjve të partisë së tij, për bartjen e historisë së lavdishme të këtij kombi dhe jo të rinjtë e komunitetit LGBTI-së.

Ditën e shtunë gjatë një proteste të zhvilluar nga komuniteti LGBTI, u arrestuan 4 persona, ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë arrestuat 159 studentë të universitetit Bogazici, 100 prej të cilëve u lanë të lirë një ditë më vonë.

Erdogan në një video të transmetuar për anëtarët e partisë së tij konservatore ditën e djeshme tha se “ Ne do t’i orientojmë të rinjtë e kombin tonë drejt së ardhmes, jo si rinia e LGBTI-së por si rinia që ekzistonte në të kaluarën e lavdishme të kombit tonë”.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti turk “sulmon” komunitetin, pasi në korrik të vitit të kaluar ai ka akuzuar LGBTI-në për minimizimin e vlerave kombëtare dhe shpirtërore.

Homoseksualiteti në Turqi është i ligjshëm por kundërshtimi zyrtar ndaj komunitetit LGBTI është rritur vitet e fundit. Opinioni publik është përgjithësisht konservator dhe komuniteti ka raportuar diskriminim dhe ngacmim.

Protestat nga LGBTI kanë vazhduar për 3 muaj por asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë tension gjatë tyre.

Të fundit

Unaza e Madhe e Tiranës, çliron trafikun dhe shkurton distancat në kryeqytet

Prej pak ditësh Unaza e Madhe e Tiranës është e gjitha e aksesueshme për qarkullim, pas përfundimit të punimeve...

Ku janë dashnore(ë)t e SPAK/ GjKKO?!

Nga Artan Hoxha Drejtësia e Rilindur, maja e saj, SPAK/GjKKO, u morën me Erjon Veliajn në ditët e fundit 2024 dhe me Sali Berishën fill...

Gjykata nuk u ndikua ‘as nga Trumpi’ dhe as nga ‘tre rezolutat’

Nga Mero Baze Në muajin nëntor, kur Gjykata e Shkallës së Parë vendosi heqjen e masës së sigurisë për Sali Berishën, nuk pati komente juridike...

GEN Z, si të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model ndryshe jetese e pune

Të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model të ri jetese. Ndryshe nga prindërit, të cilët punonin për të siguruar mundësi bazike, ata sot kërkojnë...

Me vello e fustan të bardhë, Irini rrëfen historinë e veçantë: Nuk doja të bëhesha nuse

“3 foto, 3 histori të ndryshme”, kështu vjen kësaj here në studion e “Rudina” në Tv Klan Irini Qirjako. Në një intervistë ndryshe këngëtarja...

Lajme të tjera

Web TV