Tërmeti/Instituti urdhëroi pezullimin, QSUT la pacientët “brenda”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit dëmtoi rëndë godinën e QSUT-së ku gjendeshin qindra pacientë në Spitalin nr 1, i njohur si objekti gjashtëkatësh. Përjetimi i pacientëve, familjarëve të tyre, por edhe e stafit mjekësor dhe personelit ndihmës ishte i madh, veçanërisht në dy katet e para ku ndodhen pavionët; (Kardiologjia një dhe dy).

Ndonëse pacientet e këtyre dy pavioneve, që ndodheshin në katin e parë dhe të dytë u evakuuan që në mesditën e 26 nëntorit, situata mbeti e rëndë edhe në ambientet e tjera në të gjitha godinën gjashtëkatëshe, ku janë rreth 400 pacientë, staf mjekësor dhe ndihmës. QSUT, pavarësisht një dokumenti zyrtar nga Instituti i Ndërtimit, që urdhëron: “Të mos lejohet aktiviteti në ambientet e dëmtuara, deri në riparimn e dëmeve”, nuk ka larguar pacientët që ndodheshin në katër katet e tjera si reparti i Hematologjisë, Nefrologjisë, të Sëmundjeve të Brendshme dhe Endokrinologjisë.

Në dokumentin që disponon “Fjala.al”, Instituti i Ndërtimit kryen inspektim zyrtar për të verifikuar dëmet e shkatuara dhe mbi të gjitha për të përcaktuar nëse përbën rrezikshmëri ose jo. Më datë 30 nëntor, kreu i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu, bashkë me inxhinier Gerti Çela, kryejnë ekspertim mbi godinat e dëmtuara dhe konkretisht ndalen për objektin gjashtëkatësh, i cili pati raportime se kishte pësuar dëmtime të ndjeshme.

Në përshkrimin e situatës, në referim: “Sistemi Konstruktiv i objektit”, thuhet: -Tre kolona betonarme, me mure veshëse, konstatohet; -“Nuk ka probleme në strukturë, ka probleme në muret veshëse dhe suva”. Por ndërsa rreziku i dëmtimit strukturor u përjashtua, dëmtime serioze evidentoheshin në rënien e suvave dhe çarje të mureve, në atë që ekspertët e konsiderojnë ‘dëme në rifiniturë’ që paraqisnin rrezikshmëri në të gjithë godinën.

Në përfundim të konkluzionit të ekspertëve Hysenlliu dhe Çela, konstatohet: “Të mos lejohet aktiviteti në ambientet e dëmtuara, deri në riparimin e dëmeve”. Me këtë akt-ekspertim, normalisht duhet të ishte pezulluar menjëherë çdo aktivitet në të gjashtë katet e godinës, pavarësisht se dëmet më të mëdha ishin në dy katet e para. Nga burime të “Fjala.al” mësohet se aktiviteti i shërbimit ka vijuar, pavarësisht konstatimit të ekspertëve.

Lexo edhe :  “Kamera dhe ekspertë”, Celibashi tregon si do monitorohet procesi i votës së diasporës

Me përjashtim të dy pavionëve (Kardiologjia një dhe dy), të cilët dukshëm pësuan dëmtime serioze. Drejtues të QSUT-së diskutuan për evakuimin e të gjithë paciantëve, por për mungesë ambientesh u vendos që të akomodoheshin pranë ambienteve të Urgjencës 1, pacientët e dy kardiologjive, bashkë me stafin, pjesa tjetër ka vijuar punën edhe pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

“Në ditën e parë të tërmetit konstatuam dëme në çdo kat, veçanërisht në katët 1 dhe dy, por e gjithë godina kishte pësuar dëme të dukshme”-shprehen punonjësit. Burime konfidenciale për “Fjala.al” konfirmojnë se në dy ditët e para pas tërmetit është kërkuar nga një pjesë e stafit drejtues të këtyre pavionëve që të shihet mundësia e lëvizjes, por për mungesë të hapësirave të tjera kanë qëndruar në ato ambiente, duke rrezikuar serizisht nga një lëkudje tjetër e fortë e tërmetit. Punonjësit shprehen se në çdo kat të godinës ka dëmë të duskshme, por në javën e fundit ka pasur ndërhyrje në riparimin e dëmeve, por kryesisht sipërfaqësore, duke mbuluar pjesët e çara të mureve./Fjala.al

Të fundit

5-vjetori i SPAK, zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit mbërrin në Shqipëri

Pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në detyrën e zëvendës ndihmës sekretarit për Ballkanin Përdëndimor,...

Mitsotakis pro integrimit të Shqipërisë në BE, por me një kusht

Greqia do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën për integrimin europian, por me kusht që ajo të respektojë të drejtat e pakicës greke në vend....

Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata SHBA sipas të gjitha gjasave nuk do të ishte pronncuar sërish për non gratën e Sali Berishës, nëse nuk do të kishte pasur fantazi...

Falë AI moti tashmë do të jetë i saktë deri në 15 ditë

Problemi me parashikimet e motit është gjithmonë i njëjtë. Ardhja e Inteligjencës Artificiale , megjithatë, mund të kufizojë gabimet, duke premtuar se do t'i bëjë parashikimet të...

Siguria kibernetike/ Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar, propozimi shkon te kryeministri

Rreth 2 vite pasi institucionet shqiptare u përballën me sulme kibernetike, qeveria ka vendosur ngritjen e një autoriteti kombëtar për sigurinë kibernetike. Sipas vendimit...

Lajme të tjera

Web TV