Farmacistët kërkesë Manastirliut: Na vaksinoni edhe ne sepse jemi në vijën e parë të përballjes me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej datës 11 janar Shqipëria ka nisur fushatën e vaksinimit kundër COVID-19. Të parët që morën vaksinën kanë qenë mjekët të cilët janë në vijën e parë në përballjen me COVID-19.

Lidhur me procesin e vaksinimit, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i është drejtuar me një shkresë ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në këtë shkresë Urdhri i Farmacistëve kërkon që edhe farmacistët janë në vijën e parë të përballjes me COVID dhe për këtë arsye ata duhen të futen në listën e grupeve prioritare.

Në këtë shkresë thuhet se “farmacisti është shpërfillur në situata normale pune dhe po diskriminohet në situatë pandemie.”

Letra drejtuar ministres së Shëndetësisë

“E nderuar Znj. Ministre, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në referim të udhëzimeve të Federatës Ndërkombëtare të Farmacistëve dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë kërkon nga qeveria përfshirjen e farmacistëve në planin e vaksinimit të punonjësve të shëndetësisë. Është e pashpjegueshme që në një situatë të tillë pandemie farmacistët mos t’i shohesh si kontigjent me risk të lartë karshi infeksionit COVID-19, krahas kolegëve të tjerë punonjës të shëndetësisë mjek e infermjerë. Farmacistët ishin e vazhdojnë të mbeten në vijën e parë të përballjes me infeksionin COVID-19.

Farmacistët, deri me sot, janë përgjigjur vetë për të tëra masat mbrojtëse që u janë dashur, pavarësisht se profesioni i tyre siguronte kujdes shëndetësor për gjithë shoqërinë shqiptare. Për 12 muaj përballje me këtë armik mbarë botëror, farmacistët shqiptar, për asnjë moment të vetëm nuk e patën efektin suport të shtetit, i cili nuk gjeti asnjëherë asnjë mundësi apo hapësirë ti drejtohej e ta trajtonte këtë kontigjent profesionistësh ashtu sikundër bluzat e bardha e meritojnë.

Farmacisti është shpërfillur në situata normale pune dhe po diskriminohet në situatë pandemie.

Lexo edhe :  Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi

Të shumtë janë farmacistët e infektuar në frontin e punës, mes tyre pati edhe farmacistë të cilët e humbën betejën me këtë infeksion. Të riskuar ishin edhe janë edhe familjarët e farmacistëve, të cilët jetojnë së bashku me riskun e profesionit të familjarit të tyre, e prap, këto bluza të bardha nuk vlerësohen se i plotësojnë kriteret për tu vaksinuar krahas kolegëve të tyre mjek. Nuk dime cili është grupi i ekspertëve që ka hartuar listën e profesionistëve me risk më të madh e që duhen vaksinuar më me prioritet, por bindja na thotë se vetëm njohës të mjeksisë ata nuk janë. Po të ishte ndryshe, nuk do të shpjegohej ky përjashtim i farmacistëve nga skema e vaksinimit. Ky përjashtim është veç një formë tjetër e shprehjes së vazhduehme të përçmimit deri në mohim për këtë ekip të bluzave të bardha.

I drejtohemi dhe i kërkojmë Ministrisë së Shëndetësisë, si institucioni përgjegjës i shtetit Shqiptar, që ka për detyrë hartimin e politikave në mbrojtje të bluzave të bardha në situata të tilla pandemie, të përfshijë farmacistët në skemën e vaksinimit, njëkohësisht me kolegët e tyre mjek.

Qytetarët dhe qeveritë e mbarë botës i vlerësojnë dhe i respektojnë farmacistët si heronj, sepse këta profesionistë e meritojnë” mbyllet deklarata.

Të fundit

Këngëtarja e njohur Madonna, mbështet protestat studentore në Serbi

Mbretëresha e pop-it, Madonna ka shprehur mbështetjen e saj për protestat studentore në Serbi duke u kushtuar atyre një...

PD rrezikon të dalë parti e 3-të! Berisha nuk u prit në Gjermani nga emigrantët

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se opozita është e përçarë dhe e dobët, teksa e vetmja mënyrë se si të rrëzohet PS-ja për ta...

Më 2024 u mblodhën 659 mln € më shumë se më 2023, zhvlerësimi i euros ndikoi negativisht

Miliona euro më shumë fitoi arka e shtetit në vitin që lamë pas. Miliona euro më shumë se në 2023-shin arritën të mblidhnin administrata tatimore dhe...

Aktiviteti sizmik në Santorini, ekspertët ngrenë shqetësime për një shpërthim vullkanik

Mbi 380 tërmete janë regjistruar në zonën detare midis Thira dhe Amorgos që nga 24 janari, duke rritur shqetësimet për një shpërthim të mundshëm...

Rama t’i thotë rinisë pse çmimet e ushqimeve janë më të shtrenjta se në Gjermani!

Kryeministri Edi Rama i ka vënë syrin mandatit të pestë nëpërmjet mandatit të katërt që sipas projeksioneve dhe sondazheve do të fitojë më 11 Maj. Qëllimi i...

Lajme të tjera

Web TV