Tenis, kaos në “Australian Open 2021”, izolohen 600 vetë për shkak të Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person pozitiv me Covid-19 në mjediset e Turneut të Hapur të Australisë “Australian Open 2021”, ka çuar në izolimin e 600 tenistëve dhe anëtarëve të stafeve të tyre. Drejtuesit e turneut dhe autoritetet shëndetësore vendore po kryejnë testet e shpejta për të gjithë. Kështu, kaosi përfshiu “Australian Open” të mërkurën, kur 600 lojtarë dhe zyrtarë u izoluan dhe u detyrua të testoheshin, pasi një punëtor në hotelin ku qëndronin, u infektua me “Covid-19”. Kryeministri i shtetit të Viktorias, Daniel Endrjus, tha se punëtori, punoi për herë të fundit në “Hotel Grand Hyatt” në Melburn më 29 janar, dhe kushdo që ka qenë atje konsiderohej si një kontakt i mundshëm.

“Të gjithë personat, 500-600 vetë që kanë qenë në atë hotel, do të izolohen derisa të marrin një test negativ”, – tha Endrjus në një konferencë shtypi natën vonë. Por megjithë këtë rast, ai tha se kjo nuk do të ndikonte në “Australian Open”, i cili është planifikuar të fillojë të hënën. Gjashtë turne ATP dhe WTA me lojtarët më të mirë në botë po zhvillohen aktualisht në “Melbërn Park|, për t’iu dhënë mundësinë tenistëve të përshtaten për turneun e parë madhor të tenisit, të njohur si “Grend Slem”-e, pas dy javëve që qëndruan në karantinë. Victoria kishte kaluar 28 ditë pa një të infektuar në vend.

Duket se ky rast i ri nxiti shtrëngimin e rregullave rreth përdorimit të detyrueshëm të maskës. Edhe drejtori i “Australian Open”, Kraig Tajli, tha se ishte “absolutisht i sigurt” që turneu do të fillojë javën e ardhshme pavarësisht nga ky rast i ri i virusit korona që i detyroi qindra lojtarë dhe zyrtarë të izolohen të enjten, si dhe anulimin e 6 ndeshjeve të programuara për t’u zhvilluar në Melbërn. “Ne jemi absolutisht të sigurt që “Australian Open” do të shkojë përpara, – u tha Tajli gazetarëve. – Plani është të vazhdojmë të luajmë nesër siç është planifikuar. Nëse do të duhet ta kalojmë përsëri këtë, do ta kalojmë përsëri.”

Lexo edhe :  Inter përmirëson ofertën për Lookman, nigeriani kërkon transferimin vetëm te zikaltërit

Sidoqoftë, ky rast, thekson vështirësinë e zhvillimit të ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare gjatë epidemisë. Zyrtarët e shëndetësisë këmbëngulën se rreziku për lojtarët dhe zyrtarët, të cilët u vunë në radhë për testet e virusit korona të enjten, ishte “i ulët”. Ministri i Shëndetësisë i shtetit të Viktorias, Martin Folej, tha se 520 njerëzit e urdhëruar për t’u izoluar dhe testuar ishin kontakte të rastësishme, dhe theksoi se “ne nuk ishin aq të shqetësuar për ta”. Shorti i planifikuar të hidhej të enjten, është shtyrë me një ditë. Stefanos Cicipas dhe Stan Vavrinka ishin midis të izoluarve. Të gjithë të dyshuarit janë testuar që në orën 9.00 të mëngjesit të së enjtes dhe janë në pritje të rezultateve.

 

Të fundit

Pse Nico Williams refuzoi Barcelonën? Vëllai i tij tregon sekretet

Inaki Williams i është rikthyer edhe një herë tjetër “telenovelës” së verës, ku protagonistë ishin vëllai i tij, Nico...

Gjermania i shkul veshin Vetëvendosjes: Politizuat atë që ndodhi në liqenin e Ujmanit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dënon ashpër përpjekjet për politizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit. Në një reagim ajo u shpreh...

Ben Andoni: Pabarazia në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në kontinent

Shqipëria është vendi ku pabarazia të godet në çdo moment dhe të prek ngado. Goditjet e viteve të fundit të SPAK-ut dhe sekuestrimet e...

Po, ka një temë që e “detyron” Trump të bashkëpunojë me Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka treguar angazhimin e qeverisë së tij mbi një bashkëpunim të mundshëm me Rusinë lidhur...

Aksident në Lezhë, makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një të mituri 10-vjeçar ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Lezhë. Burime bëjnë me dije...

Lajme të tjera

Web TV