“Më ka terrorizuar”/ Zbulohet denoncimi i Luana Vjollcës për të riun që e përndiqte, zbulon mesazhet që i dërgonte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas arrestimit të të riut nga Kosova që e përndoqte, zbardhet dëshmia në Polici e moderatores, Luana Vjollca.

Ajo ka bërë me dije se Ajdin Morina e ngacmonte prej mëse një viti ku i shkruante mesazhe “Ti do të jesh e imja. Do jesh me mua me zor”.

Luana ka rrëfyer se nga frika është detyruar që të punësojë një truprojë, kjo pasi Morina i kishte shkuar disa herë në shtëpi dhe në punë.

“Kam gjeneralitetet e përshkruara më lart dhe jam me punë autore dhe moderatore tprej 14 vitesh. Më parë kam bërë kallëzim në lidhje me një shtetas, i cili quhet Ajdin Morina. Ky shtetas më ka shqetësuar shumë me përndjekje dhe aktualisht është në proces gjyqësor dhe nuk është mbaruar, akoma nuk është marrë ndonjë vendim Gjykate në lidhje me kallëzimin e parë. Shtetasi Ajdin Morina ka qenë dje te zona ku unë banoj, brenda rezidencës ku unë jetoj, ka kërkuar të futet te hyrja e kompleksit, por duke qenë se unë i kisha porositur punonjësit e Policisë private nuk e kanë lënë.

Më parë i kisha bërë me dije që ky shtetas më shqetëson me përndjekje dhe nuk e kishin lënë të futej. Shtetasi në fjalë ishte larguar, nuk e di pas sa kohësh, kishte kërkuar të takohej me mua duke thënë: “…jam fans dhe nuk largohem pa takuar Luanën”. Sot, më datë 01.02.2021, rreth orës 14:20, ka qenë përsëri te puna ime në “Top Channel”, ka tentuar të futet të hyjë dhe përsëri security nuk e kanë lënë të futej. Unë i kam vënë në dijeni që shtetasi më ka shqetësuar dhe se nuk duhej ta linin të futej.

Lexo edhe :  Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Ky person më ka dërguar disa e-mail-e prej një viti, duke më vënë në shqetësim të madh. Shtetasi Ajdin Morina fillimisht më ka shkruar në “Instagram” dhe i kam bërë bllok.

Tani më shkuan tek e-mail-i punës i vendosur në “Instagram”-in tim. Ky person më dërgon e-mail-e me tekst: “Ti do të jesh e imja. Do jesh me mua me zor”.

Më ka terrorizuar. Kam frikë, si për vetë, ashtu edhe për familjarët e mi. Ky person është bërë problem për mua dhe se nuk po më lejon të jetoj jetën time në mënyrë normale, duke u detyruar të marr në punë truprojë që më shoqëron çdo ditë, ngaqë më ka shkaktuar ankth dhe frikë duke më përndjekur për një vit rresht. Jam paraqitur këtu në Polici për të bërë kallëzim penal, siç e pasqyrova më lart, pasi ndihem e rrezikuar dhe e kërcënuar, shprehet Luana në denoncimin e saj.

Të fundit

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

Lajme të tjera

Web TV