Dhunuan deri në vdekje 3-vjeçarin, gjykata lë në burg çiftin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata franceze ka dënuar një çift francez për vdekjen e vogëlushit të gruas. Loïc Vantal, është dënuar me 20 vjet heqje lirie pasi goditi për vdekje 3 vjeçarin, Tony, në 2016.

 

Nëna e fëmijës Caroline Létoile, në moshën 19 vjeçare në atë kohë, telefonoi shërbimet e urgjencës për të raportuar se djali ishte pa ndjenja. Ndërsa ishte në pritje dhe e pavetëdijshme se thirrja po regjistrohej  ajo i tha Vantal: “Unë thashë që ai ra nga shkallët”. Létoile u dëgjua gjithashtu duke thënë: ” Ai ka rënë nga shkallët apo jo? Shkallët në apartament … Dhe unë po i fsheh të gjitha gjërat provat nga debati.”

 

Kur mjekët arritën në banesën e Letoile në qytetin lindor të Reims, ata gjetën trupin e pajetë të fëmijës të mbuluar me të nxira dhe ai u shpall i vdekur atë natë në spital.

 

Kur policia u përball me Vantal, ai pranoi se e kishte goditur fëmijën në mënyrë të përsëritur dhe të premten ai u dënua për përdorimin e “dhunës së qëllimshme që çoi në vdekjen e fëmijës”.

 

Létoile mori një dënim me tre vjet burg për “fshehjen e abuzimit fizik”.

Të fundit

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më...

Çmimet e larta në Mal të Zi, konsumatorët bojkotojnë dyqanet

Qytetarët në Mal të Zi, në shenjë proteste për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta, bojkotuan rrjetet tregtare, supermarketet, farmacitë dhe dyqanet e...

“Do t’i shpartallojmë partitë e vjetra”/ Osmani: E kuptoj stuhinë para se të nisë!

Kreshnik Osmani nga “Lëvizja Atdheu” u shpreh optimist në Off the Record se partitë e vjetra do të  shpartallohen në zgjedhjet e reja që...

“Nuk e doja, por nuk kisha zgjidhje!” Suzana Guxholli tregon zhgënjimin që i dha forcë

E ftuar në studion e “Rudina” pasditen e kësaj të shtune në Tv Klan, Suzana Guxholli rrëfeu pak për karrierën  e saj. Ajo ndau...

Shqiptarët tubim kundër refuzimit të vizave për familjarët/ Po na “ndajnë” nga prindërit

Komuniteti shqiptar në Irlandë protestoi kundër refuzimit sistematik të vizave të vizitorëve për anëtarët e familjeve shqiptare. Protesta u mbajt më 31 janar, në orën...

Lajme të tjera

Web TV