Rama në Sarandë: “Nuk ka kohë për gjumë, puna duhet të vijojë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Gjirokastrës, kryeministri Edi Rama është ndalur në Sarandë, ku ka zhvilluar një takim me disa banorë, me të cilët ka diskutuar lidhur me investimet që janë bërë në qytetin bregdetar apo dhe me ato problematika.

Sërish, Rama i cilëson këto investime që po bëhen, njësoj si kantierin e ndërtimit në Thumanë pas tërmetit të 26 nëntorit. Ndaj, ai thotë se përpara një kantieri ndërtimi, puna vijon dhe nuk ka kohë për gjumë.

“Nuk do ja vlente që të linit diçka tjetër që po bënit sot, për të ardhur për folur si për televizor. Duhet të flasim hapur. Nuk dua të them sa shumë kemi bërë për Sarandën, por ta fillojmë aty tek ato gjëra që nuk kemi bërë. Unë dua të përsëris që edhe Saranda, edhe qarku i Vlorës, pavarësisht investimeve të bëra, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në të gjitha aspektet e tjera. Do ju thosha që të parafytyroni, pamjen e kantierit sot në Thumanë, në Fushë-Krujë apo kudo tjetër në perimetrin e zonës së prekur nga tërmeti, ku pamja është krejt e ndryshme nga dita e nesërme e tërmetit i cili ishte një moment tragjik. Janë pastruar rrënojat, është hapur puna për sistemin nëntokësor, janë hapur themelat e ndërtesave por nuk janë ende banesa për të jetuar. Kështu janë të gjitha aspektet e tjera në arsim dhe në shëndetësi.

Besoj që përpara një kantieri ndërtimi, është e qartë se puna vijon, nuk ka kohë për gjumë. Thjesht projektet janë solide, rruga e nisur është solide. Natyrisht është e lehtë ta thuash, shumë e vështirë ta bësh. Arsyeja se përse duhet të jemi në kontakt, është se pse duhet të vazhdojmë dhe të bëhet një balancë mes atyre që janë bërë dhe ato që nuk janë bërë. Shëtitoret nuk janë vetëm transformimi infrastrukture, por është një rritje në aspektin ekonomik. Po të shohësh xhiron e pronarëve që shfrytëzojnë ambientet në Lungomare janë më të larta se çfarë kanë qenë. Nuk dua të zgjatem më tutje”, tha Rama.

Të fundit

Gruaja e Bashar al-Assad e pakënaqur me jetën në Moskë, i kërkon divorcin ish presidentit

Asma al-Assad, gruaja e presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad, ka bërë kërkesë për divorc dhe ka shprehur dëshirën...

“Sunday Times”: 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri

Plazhe që rivalizojnë vendet fqinje, alpe, lumenj të egër dhe një kryeqytet të gjallë dhe artistik që do t’ju lënë pa frymë në vizitën...

Reshje të dendura dëbore në Bogë-Qafe Thorë/ Trashësia e borës 60 cm

Teksa qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive shiu, në lartësitë mbi 800 m janë rikthyer reshjet e dëborës. Mjetet vijojnë pastrimin dhe kriposjen...

I vuri zjarrin/ Gruaja digjet për së gjalli nga emigranti në stacionin e metrosë

Një burrë është arrestuar në Nju Jork lidhur me vdekjen tragjike të një gruaje, e cila humbi jetën pasi u dogj në një tren...

“Problem, mbikualifikimi”/ Greqia dhe Italia, dy vendet ku shqiptarët emigrojnë më shpesh

Ndërsa Shqipëria prej dekadash po vuan nga rrjedhja e trurit, shtetet fqinjë, Greqia dhe Italia, ku kanë shkuar pjesa më e madhe e shqiptarëve,...

Lajme të tjera

Web TV