Dhunë në familje/ Arrestohet 54-vjeçari, ja çfarë i’u gjet në banesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 54-vjeçar banues në Dragushë të Lezhës u arrestua nga policia pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij .

Përveç dhunës që e ushtronte në mënyrë sistematike ai e ka kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri.

Mbrëmjen e djeshme bashkëshortja ka njoftuar policinë dhe si shkak i kontrollit në banesë u sekuestrua një armë zjarri i tipit “pushkë” dhe 19 fishekë.

54-vjeçari do të përballet në Gjykatën e Lezhës me veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi Policisë:

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste, por arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 54 vjeç, banues në Dragushë, Lezhë.

Ky shtetas, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë, duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit B. L., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip “Pushkë” dhe 19 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete, në banesë apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim deri në 7 vjet./Fjala.al

Të fundit

Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të...

Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës–Milot. Automjeti me drejtues shtetasin 54 vjeç,...

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një lloj të veçantë pushteti. Janë...

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Lajme të tjera

Web TV