Kupa e Spanjës, në mesjavë, akti i parë i gjysmëfinaleve, spikat Sevilja-Barcelona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sevilja-Barcelona, të mërkurën (21.00) dhe Levante-Atletik Bilbao, të enjten (21.00), direkt në RTSH Sport. Kupa e Spanjës, e njohur ndryshe edhe si Kupa e Mbretit, do të luajë në mesjavë aktin e parë të gjysmëfinaleve, që ndryshe nga turet e deritanishme, që janë vendosur nga një takim i vetëm, do të zhvillohet me sistem vajtje-ardhje. Siç dihet, kjo veprimtari historike, që po zhvillon edicionin e saj të 118-të, është një tjetër ekskluzivitet madhor i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, që po sjell përballjet më të spikatura të çdo faze.

Shorti gjysmëfinaleve të kësaj veprimtarie, që ka dhuruar dy çifte interesante dhe, në duelin e parë, Sevilja, 5 herë fituese dhe 4 herë finaliste e mundur do të përballet me Barcelonën, e cila është në fakt rekordmbajtësja e këtij trofeu, duke e fituar atë plot 30 herë dhe duke dështuar në 11 finale të tjera. Sevilja erdhi në gjysmëfinale pasi mundi me një gol të vetëm në pjesën e dytë skuadrën e vetme që kishte mbetur nga niveli i dytë i futbollit spanjoll, Almerian.

Kurse katalanët e siguruan vendin midis 4 më të mirave të Kupës, pas asaj fitoreje dramatike, 5-3, të siguruar në duelin çerekfinal në fushën e Granadës. Dueli i parë i çiftit, Sevilja-Barcelona, do të luhet të mërkurën, duke nisur nga ora 21:00, ndërsa ai i kthimit më 3 mars 2021. Ndërkaq, në duelin tjetër gjysmëfinal, Levante, e cila zyrtarisht nuk e ka fituar asnjëherë këtë trofe, sfidon një tjetër specialist të Kupës së Spanjës, Atletik të Bilbaos, e cila me 23 trofe të fituara dhe 14 finale të humbura është e dyta, pas Barcelonës, sa i përket sukseseve të arritura në këtë veprimtari.

Në duelin çerekfinal, Levante-Vijareal, skuadra vendase ka fituar me një gol të vetëm të shënuar në skajet e 120 minutave, teksa gjithçka po i drejtohej lotarisë së 11-metërshave. Kurse Atletik i Bilbaos ka triumfuar në duelin çerekfinale ndaj Real Betisit, por vetëm pas lotarisë së 11-metërshave, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyll në barazim 1-1. Dueli i parë i çiftit, Levante-Atletik i Bilbaos, do të luhet të enjten, duke nisur nga ora 21:00, ndërsa ai i kthimit më 4 mars 2021.

Lexo edhe :  Tirana shet talentin Jordi Jaku te Bologna, mban 15 % të kartonit! Shifrat e transferimit

Kupa e Spanjës

Gjysmëfinalet:

Të mërkurën, 10 shkurt 2021:
Sevilja – Barcelona (21:00)

Të enjten, 11 shkurt 2021:

Atletik i Bilbaos – Levante (21:00)

Të mërkurën, 3 mars 2021:
Barcelona – Sevilja (21:00)

Të enjten, 3 mars 2021:
Levante – Atletik i Bilbaos (21:00)

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV