Një tip kontravers, që njihet ndryshe si “njeriu i aventurave”, i është bashkuar sot emisionit të “PërPuthen”.
Julian Lala, emër jo i panjohur për publikun, i cili ka zgjedhur një mënyrë shumë të pazakontë jetese. Ai udhëton shpesh dhe këtë thotë se e bën me shumë para, e se madje ka jetuar edhe në shpellë.
Juli tha se iu bashkua programit për të bërë një ndryshim në jetë, por megjithatë shtoi se vajzat nuk i njeh, nuk i ka ndjekur.
“Më gjej një që di të bëjë autostop, ta marr e të iki”, tha ai, duke treguar “kriterin” që ka vajzën që do të donte.
“Kam jetuar në shpellë. Herë kam jetuar pa para. Erdha këtu që të bëj një ndryshim në jetë. Të gjej një nuse dhe të udhëtoj bashkë me të. E rëndësishme është që të jetë një shpirt aventurieri”, tha ai.
Emisionit iu bashkua edhe një djalë tjetër, i quajtur Ervis Kurti. Ndërsa prezantoi veten, Ervisi tha se ka një biznes në Tiranë, duke shprehur pëlqimin e tij për dy nga vajzat, Anën dhe Jasminën.