VIDEO/Rossi maskohet për të parë ndeshjen Roma-Lacio me tifozët në stadium

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Daniele De Rossi është maskuar si plak në mënyrë që të ndiqte takimin midis Romës dhe Lacios në mes të tifozëve Curva Sud dhe e ka filluar këtë eksperiencë.

Ish ylli i Romës hoqi dorë nga futbolli këtë muaj duke varur kështu këpucët në gozhdë, duke hequr dorë nga fanella e “Giallorossëve”. Pas këtij vendimi De Rossi provoi një eksperiencë të re për të ndjekur Romën si një tifoz normal i saj.

Gruaja e mesfushorit, Sarah Felberbaum, e cila në profesion është aktore i ka ndihmuar personat që po e maskonin në përgatitje.

“Kjo është ajo që ndodh kur burri juaj vendos të shkojë në Curva Sud për të realizuar ëndrrën e tij për të parë derbi! Kemi kaluar një pasdite të tërë në këtë, disa orë për grim, traumatizuam fëmijët, por ai ishte aq i lumtur sa një fëmijë. (Unë të dua)”,-u shpreh Sarah.

Fituesi i Kupës së Botës ndoqi ekipin e tij në ndeshjen me Lacion, takim  i cili u mbyll me rezultatin 1-1 , duke i dhënë fund serisë prej 11 fitoreve radhazi të rivalëve Aquile./Fjala.al/

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV