Falimenton marka e Rihannës, nuk do të prodhojë më veshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me Fenty-n, Rihanna ishte gruaja e parë që krijoi një markë origjinale në LVMH, mes atyre si Dior, Givenchy, Celine dhe Fendi. Më pak se dy vjet pasi Fenty filloi të shiste veshjet dhe takat e larta, LVMH dhe Rihanna tërhiqen.

A është ky fundi i eksperimentit të të famshmëve-dizajnesues që tentojnë të hyjnë në modën e lartë? Shkruhet se po, pasi ekziston diçka që as Rihanna nuk mund ta bëjë: të shesë rroba luksoze gjatë një pandemie.

LVMH, gjigandi francez i modës, shpalli shtëpinë e modës ‘Fenty’ me bujë në vitin 2019. Por këtë javë deklaroi se, “bashkë me Rihanna-n morën vendimin për të mbajtur në pritje aktivitetin e veshjeve, me qendër në Evropë, duke shpresuar për kushte më të favorshme”.

Troç do të thotë se, marka luksoze e veshjeve Fenty nuk do të prodhojë më koleksione veshjeje, edhe pse nuk është mbyllur zyrtarisht, dhe Rihanna mbetet pjesë e LVMH. Bashkëpunimi aktualisht vazhdon për linjën e të brendshmeve ‘Savage x Fenty’ dhe për linjën e kozmetikës ‘Fenty Beauty’.

Tani diskutimet janë duke u zhvilluar me punonjësit e markës për të ardhmen e tyre. Edhe pse bëhet fjalë për një raund të suksesshëm prej 115 milionë dollarë për mbledhjen e fondeve për Savage x Fenty, pezullimi i Fenty-t për veshje është një dështim i rrallë për grupin më të madh të modës luksoze, që gjithashtu zotëron Louis Vuitton, Dior dhe Celine.

Është gjithashtu një reflektim i reagimit të tregut ndaj koleksioneve Fenty, si dhe ndikimit më të gjerë të vazhdueshëm të pandemisë në sektorin e luksit. Dhe është një kujtesë se vetëm se dikush është shumë i ndjekur dhe i famshëm, nuk do të thotë se do të bëjnë rroba të shkëlqyera, origjinale.

Të fundit

Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Delvinë

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo...

Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë, Benzi përplaset me mjetin e parkuar

Një automjet tip Benz është përplasur me një mjet të parkuar në anë të rrugës në autostradën Lushnje–Rrogozhinë. Si pasojë, janë plagosur drejtuesi i...

Zjarri rrezikon banesat, banorët izolojnë flakët në Pogradec

Një zjarr u shënua pak momente më parë në fshatin Kriçkovë, në njësinë administrative Proptisht të Bashkisë Pogradec. Flakët rrezikuan seriozisht disa banesa, por falë...

Ja kush është 26-vjeçarja që mbyti me tel babanë dhe tentoi të fshihte krimin

Është publikuar foto e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë në fshatin Frashër të Fierit. Ngjarja...

Vizat/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA...

Lajme të tjera

Web TV