“Viti më i keq”, Britania e Madhe shënon rekord për diagnostikimet me kancer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania e Madhe ka raportuar vitin e saj më të keq përsa i përket diagnostikimeve me kancer, duke shënuar kështu një rekord të ri.

Sipas statistikave në dhjetor të vitit 2020 ka pasur 200,940 referime urgjente të kancerit të bëra nga mjekë në Angli, krahasuar me 187,811 të një viti më parë.

“Ne patëm valën e parë fillestare të pandemisë dhe në atë pikë shumë punë rutinë u ndërprenë sepse në u përpoqëm të përballojmë Covid dhe është zhgënjyese sepse kjo po çon në disa vonesa në diagnostikim dhe trajtim”, tha Dr Julian Elford, një radiolog klinik.

Sipas Elford, kjo çështje e prapambetur është gjithashtu edhe për shkak të frikës së pacientëve për të mos u infektuar me Covid në ambientet e spitalit.

Ndërkohë, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Anglisë ka thënë se 350,000 pacientë në Angli kishin pritur për më shumë se gjashtë javë për një test kyç diagnostikues në Dhjetor të 2020-ës.

Ata shtuan se një total prej 345,664 pacientësh ishin në pritje për një nga 15 testet standarde, duke përfshirë një skanim MRI, ultratinguj jo-obstetrik ose gastroskopi.

 

Të fundit

“Buna Fest”, i jep jetë lumit, shkodranët festojnë në “Amazonën shqiptare”

“Buna Fest” në Shkodër ishte festa që i ktheu vëmendjen e munguar prej vitesh lumit Buna, duke bërë bashkë...

Lamtumira nga Interi, Asllani bën një postim emocionues me foton e vjetër

Kristjan Asllani i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Interit, pas huazimit të tij te Torino. Mesfushori kuqezi publikoi në rrjetet e tij sociale një letër...

Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare! I duhet për… Serie A

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë më 22 gusht, shkruan A2...

Gaz Bardhi drejtues i demokratëve? Ja si përgjigjet Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për shtyp në selinë blu ka vlerësuar punën e Gazment Bardhit si drejtues i Grupit Parlamentar të Partisë...

Vuçiç: Bisedova me Lavrovin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, për...

Lajme të tjera

Web TV