Rama flet për skenarin e radhës dhe mbërritjen e 7020 vaksinave: Masat kufizuese do të jenë në fuqi deri..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetet sociale risjell në vëmendje atë që tha më herët ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, që nga dita e sotme do të shndërrohen në Covid dhe dy spitalet rajonale të Shkodrës dhe Durrësit.

Rama kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes në respektimin e masave, që do të qëndrojnë në fuqi, aq kohë sa e parashikon Komiteti Teknik i Ekspertëvë.

“Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës anti-covid nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca.

Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik.

Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërkohë që vijon intensifikimi i përpjekjeve në terren për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve.

Zotimet e atyre që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra apo që drejtojnë gishtin e akuzës ndaj qeverisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në rajon që ka siguruar nisjen e vaksinimit, janë një arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë!

PunëJoGjumë
SkaKohëPërPushim”, tha Rama.

Të fundit

Trajneri Inzaghi largohet nga Interi pas ofertës marramendëse!

Ebujshme! Simone Inzagi do të jetë trajneri i ri i Al Hilal. Në Arabinë Saudite e bëjnë të kryer...

Dorëheqja e kupolës së PD dhe bashkimi i opozitës, urgjente për shërimin e demokracisë

Nëse llogarisim vetëm votat brenda Shqipërisë, pa përfshirë diasporën, rezulton se votat anti-Rama në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin gjithsej 673 mijë. PD dhe...

Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

Zvicër, skiatorët gjenden të pajetë në mal, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku pesë skiatorë kanë humbur jetën. Shërbimet e urgjencës ishin "alarmuar" një ditë më...

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në veri të vendit, ku njësitë...

Lajme të tjera

Web TV