Shemsi Prençi zbulon arsyen pse u dorëhoq si këshilltar i Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shemsi Prençi reagon publikisht pas dorëheqjes si këshilltar i Presidentit Ilir Meta për Çështjet e Emergjencave, duke zbuluar dhe arsyet e këtij vendimi. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Prençi deklaron se është dorëhequr nga kjo detyrë, pasi do të kandidojë për LSI-në në Durrës, në zgjedhjet e 25 prillit.

Mesazhi i Shemsi Prençit:

Përshëndetje miq të dashur !
Në shoqeritë e hapura demokratike, çdo veprim apo lëvizje në poste shtetërore pa dashje kthehet në lajm e ku lajmin e interpretojnë në forma të ndryshme njerëz të ndryshem , pa llogaritur pastaj “kazan” e llafazan fanatik pro qeverisë që tërbohen për të gjithë ata që janë kunder..!
Për miqtë e mi të dashur dua të ndajë sinqerisht arsyet e dorheqies.

Bazuar në propozimet dhe ofertat e Opozites Bashkuar edhe pse kam patur propozime për kandidim në zgjedhjet e dates 25 Prillit 2021, nga disa Degë të Partisë Demokratike si në Diber. Bulqizë, Kamëz, Sukth etj, si dhe nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, kam pranuar dhe vendosur kandidimin tim si kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun Durrës.
Pra ju informoj se kam paraqitur kërkesen për dorëheqie pranë Presidentit të Republikës në zbatim të ligjit për zgjedhjet në Republiken e Shqipërisë sepse gjithmonë kam qenë nëpunës korrekt me zbatimin e ligjit.
Se shpejti me mbylljen e procedurave të rregjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do ju informoj për “targen” dhe numurin ose emrin si te vendoset në KQZ dhe do të kërkoj ndihmen Tuaj për mbështetje në qarkun e Durrësit.
Garantoj miqtë dhe votuesit se do të kërkoj vota popullore të ndershme tek të gjithë ata që nuk janë ndjerë të perfaqësuar nga deputet të emëruar nga Partitë në 30 vite….
Do të kërkoj vota të ndershme tek të gjithë komunitetet që banojnë në qakun Durrës majtas e djathtas për një përmbysje të madhe me 25 Prill të pushtetit të Rilindjes dhe oligarkëve që për 8 vite grabiten Shqiperinë ashtu si dhe ndodhi në Kosovë.
Do kërkoj votat e Dibranëve në gjithë qarkun e Durrësit e që nuk janë pak por plot 47.000 vota me bindjen se: i kam bërë krenar kudo që kam punuar si njeri që ka zbatuar me fanatizem vetëm ligjin dhe për ligjin kam qenë i vetmi Oficer i Lartë i Policisë Shtetit që kam kundershtuar Ministra dhe Kryeministra majtas e djathtas.
Shpresoj në mbështetjen Tuaj miq e bashkëqytetar të nderuar.
Faleminderit.

Lexo edhe :  A do të ketë reshje dëbore në Tiranë? I ftohti polar “mbërthen” Shqipërinë

Lexo më tepër:
https://fjala.al/2021/02/16/shemsi-prenci-braktis-meten-jep-doreheqjen-si-keshilltar-per-ceshtjet-e-emergjencave/

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV