Manastirliu publikon shifrat: Ja sa persona janë vaksinuar deri tani në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me fillimin e vaksinimit të të moshuarve në Shkodër, këtë të martë 424 qytetarë morën dozën e vaksinave antiCOVID. Prej tyre, 46 janë të moshuar dhe pjesëtarë të stafit që kujdeset për ta.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook.

Me hapjen e qendrës së vaksinimit në Shkodër sot janë vaksinuar edhe 126 mjekë dhe infermierë, ndërsa në Tiranë ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor të spitaleve të Durrësi, Krujës, e Elbasanit.

Ndërkohë ditën e nesërme do të fillojë dhe vaksinimi i të moshuarve të qendrave sociale në Tiranë. Ditën e djeshme, Shqipëria mori 7020 doza vaksinash nga kompania Pfizer teksa pret dhe 8 mijë doza të tjera në javën e ardhshme. Gjithashtu kryeministri Rama deklaroi se është duke biseduar për të arritur një marrëveshje me një vend mik për marrjen e 360 mijë vaksinave nga kompania AstraZeneca.

Që prej nisjes së procesit të vaksinimit  janë vaksinuar me dozën e parë 1090 personel shëndetësor dhe 611 mjekë dhe infermierë kanë marrë dy dozat e vaksinës. Deri tani janë kryer me dozën e parë dhe të dytë në total 1701 vaksina.

Postimi i Ogerta Manastirliut:

“Mundimet dhe vuajtjet e një jete aspak të lehtë, nuk ia kanë zbehur buzëqeshjen dhe mirësinë nënë Rozës, 74-vjeçares që jeton në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër, e cila është sot më e mbrojtur nga COVID19, pas vaksinimit me dozën e parë, ashtu si 46 të moshuarit dhe personeli që çdo ditë kujdeset për ta në këtë shtëpi të madhe. Me nisjen e vaksinimit për stafet mjekësore, edhe në qendrën e dytë të vaksinimit të hapur në Shkodër, janë kryer vetëm gjatë ditës së sotme vaksina anti-COVID.”, shkruan ministrja.

Të fundit

Rama: Demokratët që nuk na votojnë ne…të rrinë në shtëpi!

Nga Korça, kreu i PS u ka bërë thirrje qytetarëve korçarë se sikurse dikur ai në 1992, nuk votoi...

Analiza – Tiranë, Korçë dhe Vlorë, cilat janë rezultatet e pritshme të 11 majit?

11 maji po afron dhe ethet e zgjedhjeve parlamentare veçse shtohen. Televizionet kombëtare sonte do të paraqesin sondazhet e fundit, ku do të jepen...

Beteja e trurit me Amerikën, BE ndan 500 mln euro për shkencëtarët

Bashkimi Evropian dhe Franca njoftuan të hënën një paketë stimujsh me vlerë gjysmë miliardi euro për të tërhequr shkencëtarë në kontinent, duke kërkuar të...

VIDEO/ Moti i keq godet vendin e famshëm arkeologjik, evakuohen qindra turistë

Një valë e fortë moti të keq ka goditur Petrën, vendin e famshëm arkeologjik të Jordanisë, duke i habitur vizitorët me shira të rrëmbyeshëm...

Analiza për qarkun Shkodër: Opozita po zhytet totalisht, PS dhe PSD më lart se në 2021

Qarku Shkodër pritet të sjellë surpriza më 11 maj. Me përjashtim të Tiranës, ky ishte i vetmi qark në vitin 2021 i cili u...

Lajme të tjera

Web TV