RENEA ka zhvilluar gjatë natës një operacion në Bardhaj të Shkodrës, ku deri më tani janë shoqëruar 3 persona të familjes D., të cilët dyshohet se janë vrasës me pagesë. Operacioni në Shkodër është kryer për kapjen e personave të cilët janë përfshirë në pengmarrjen e Jak Prengës, i cili dyshohet se u vra dhe më pas u gropos në zonën e Shijakut.
Në hetimet për vrasjen e Prengës kanë dalë emrat e shumë grupeve kriminale të përfshirë dhe tashmë Policia shqiptare është angazhuar për arrestimin e tyre.
Nuk dihen emrat por mposhte se emrat e këtyre personave kanë dalë nga dëshmia që ka dhënë për autoritetet britanike vëllai i Jan Prengës, Astriti. Rrethanat që e kanë çuar ngjarjen në atë fis në Bardhaj nuk janë ende të qarta, por mësohet se gjatë ditës do të jetë policia që do të hedhë dritë mbi gjithçka ka ndodhur në këtë histori makabre ku iu mor jeta Pengës.
Kanë qenë edhe një mori dëshmish nga 5 personat e arrestuar në disa objekte që janë të fisit Hajri në Shijak që kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe si duket e kanë kaluar autorësinë e këtij rrëmbimi në familjen D të Bardhajve për të shmangur nga përgjegjësia kapon e tyre, Altin Hajri. n.k/Fjala.al/