Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka ndjekur nga afër nisjen e vaksinimit anti Covid në vendin tonë.
Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka bërë me dije se stafet janë për tu përgëzuar për sakrificën e tyre që u izoluan së bashku me të moshuarit dhe nuk lejuan që të ndodhnin tragjeditë që kanë ndodhur nëpër azilet në botë
“Falenderoj të gjithë stafin që sakrifikuan dhe zgjodhën që të izoloheshin bashkë me ju duke shmangur tragjedinë që ka ndodhur në shumë shtëpi të moshuarish nëpër botë”, tha Rama.
Gjithashtu kreu i qeverisë shkëmbeu batuta me stafin mjekësor ku tha se kanë bërë mirë që kanë vënë doreza pasi sytë e Facebook si lënë të qetë dhe do të vijonin të flisnin.
“Shumë mirë që i keni vënë dorezat pasi janë inspektorët në Facebook dhe në portale. Se siç thoshte Faik Konica, “dembelët aktivë’ s’të lënë të punosh”, është shprehur Rama.