Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vitin 2018 në provincën Mugl, në juglidje të Turqisë, ku një shtetas turk shtyu gruan shtatzënë nga një shkëmb pasi ata bënë një selfie, ku si pasojë gruaja humbi jetën.
Ndërkohë pasi kanë kaluar pak më shumë se dy vjet, një gjykatë turke në Fethiye ka akuzuar për vrasje me paramendim shtetasin Hakan Aysal.
Dyshohet se ai e vrau bashkëshorten për të marrë paratë e shpërblimit.
Në kohën kur ndodhi ngjarja, u cilësua si aksident tragjik dhe sipas dëshmisë së 40-vjeçarit në polici, gruaja e tij kishte humbur ekuilibrin dhe kishte rrëshqitur.
Gruaja ra nga më shumë se 300 metra lartësi ndërsa përreth nuk kishte njerëz të tjerë. Në aktakuzë pretendohet se Aysal e mori gruan e tij në breg të lumit teksa nodheshin me pushime, pastaj e shtyu nga shkëmbi. Nëse burri shpallet fajtor, do të dënohet me burgim të përjetshëm.