Kishe frikë nga vdekja? Pipero rikthehet pas infektimit dhe flet për betejën me Covid: Pata ankth dhe pagjumësi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero pasi ka mposhtur Covid-19 është shfaqur në studion e Open, ku tregoi edhe detaje nga betaja që pati me pandeminë.

Pipero ishte i pari rast në vend që u infektua pas marrjes së dozës së parë të vaksinës.

Ai tregoi se si e ka kaluar këtë periudhë: Kam qenëe me fat që kam pasur konsultën e mjekëve koleg, Kam kaluar një formë nga e lehta në të mesme pa komplikacione, e kam kaluar në kushte shtëpie.

Po shumë e kanë pasur të vështirë të lidhen me ju doktor?

Pipero: Është e vërtetë, por ishte presioni pozitiv i qytetatarëve për informacion, i kolegëve , gazetarëve ndaj e mbylla e telefonin, për të qenë më i qetë ndryshe do ishte e pamundur.

Ditën kur dola pozitiv bëra një test serologjik, ku kisha një nivel të ulët por relativisht mirë për tu mbrojtur, por megjithatë doza e parë nuk të mbron 100 përqind e megjithatë mua ndihmoi në pasjen e antitrupave. Kam përdorur gjithashtu dhe doza të vogla të kortizonilëve.
Tani kam më shumë se 7-8 ditë tani që jam negativ.

Çfarë ka ndryshuar në njohurinë tuaj?

Jo shumë gjëra, përveç faktit që siç na thonin pacientet që kishin ankth dhe merak dhe tani që e kalova e kam pasur ankthin dhe pagjumësinë pjesë të kësaj beteje.

Eksperienca personale është aset i vyer i një mjeku në këtë betejë. S’bëhet fjalë për frikë nga vdekja, por ishte pagjumësi që nuk menaxhohej lehtë, ishte gjithmonë po sikur, dhe s’të linte të flije. Tani do marr dozën e dytë të vaksinës se dhe studimet e rekomandojmë.

Të fundit

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

Lajme të tjera

Web TV