Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftuan më herët se sot pritet të nisë procesi i vaksinimit në qytetin e Vlorës.
Mirëpo, sipas Top Channel një incident është shënuar në ambientet e pallatit të sportit, i cili është shndërruar në sallë vaksinimi.
Raportohet se kryevaksinuesit në Vlorë i ka rënë të fikët. Ndërkohë ai është shoqëruar me ambulancë për në spitalin rajonal të Vlorës. Nuk dihet ende pse ai humbi ndjenjat papritur.
Kujtojmë se ekipi i vaksinuesve është trajnuar për këtë proces. Pas Tiranës, vaksinimi nisi fillimisht në Shkodër, ndërsa sot do të vijojë në Vlorë. Bëhet fjalë për 1500 doza dhe 745 persona që do të vaksinohen si pjesë e stafeve mjekësore.