Virgjëria dhe seksi tabu në Shqipëri/ Sociologu Tushi ngre alarmin: Njerëzit riprodhohen në mënyrë kafshërore…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse jemi në vitin 2021 virgjëria vazhdon të mbetet një tabu në Shqipëri. Të shumtë janë ata persona që e lidhin virgjërinë e një vajze me moralin dhe vlerat që ajo ka.

Në lidhje me këtë temë është diskutuar mëngjesin e sotëm në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv me të ftuarit sociologun Gëzim Tushi dhe aktivisten e shoqërisë civile Xheni Hatillari. Sociologu Tushi shprehet se kjo është një çështje që ka qenë dhe është e diskutuar prej dekadash për shkak të kornizës morale të shoqërive të caktuara.

Ai tregoi për tabunë e kësaj çështje përpara 30 viteve ndryshimet që ka pësuar por edhe problemet që mbart ende:

“30 vjet përpara ka qenë në shoqërinë shqiptare tabuja ka pas raste që kam qenë dëshmitarë I prishjes së martesës, janë martuar të dielën dhe të hënën ka ikur nusja për shkak se nuk ka qenë e virgjër. Imagjinoni një jetë të tërë një femër duhet ta ruante himenin e saj deri në shtratin martesorë, madje dhe me skema butaforike të tilla ku duhet të dilnin çarçafët në mëngjes nga nata e parë, për të treguar që nusja e djalit tonë, ka qenë e virgjër ja shikojeni dhe ju. Një qëndrim i tillë është krejtësisht i tillë është mesjetar” u shpreh ai.

Disa nga arsyet të cilat ai parashtroi në bisedë që kanë çuar në këtë degradim të mendimit mbi çështjen tabu të virgjërisë, është edhe mos edukimi që në fëmijëri të shumë djemve e vajzave të reja:

“Këto tabu vinin pikërisht nga mungesa e edukimit seksual dhe edukimi i seksualitetit dhe kur flasim për edukimin seksual ne mendojmë se është keq, mendojmë se çfarë do t’I mësojmë, teknikat seksuale, jo mo zotri seksualieti nuk ka të bëjë me teknikat e seksit të çilat dhe ato janë komponentë të rëndësishëm. Po lexoj një libër të një autoreje britanike “ si të jetosh një vit në danimarkë”sikurse e dini danezët janë kulmi i zhvillimit për seksualitetin, ata e fillojnë që në msohën 6 vjeçare edukimin seksual” tha ai.

Lexo edhe :  Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Dhe çfarë zgjidh ky edukim që në moshë kaq të vogël?

“E para kjo e demistifikon seksin dhe e bën një çështje të natyrshme sit ë gjithë komponentët tjerë kulturorë të formimit të njeriut. Ne mund të kalbemi dhe qelbemi si shoqëri duke e lënë seksualitetin  në mënyrë intuitive. Unë ju garantoj që ne kemi nivele mizerabël, jo në zonat metropolitane këtu por në zonat perferike kemi probleme që kanë të bëjnë më higjenën e seksualitetit, me higjenën speçifike të organeve gjenitale dhe një pjesë prej tyre bashkohen dhe riprodhehen në mënyrë kafshërore pa ditur asgjë nga teknologjitë” u shpreh ai.

 

Të fundit

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11...

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla absurditeti saqë të lënë me...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Promovimi i Shqipërisë turistike/ Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit e natyrës ta vizitojnë atë. “Pamje...

Lajme të tjera

Web TV