Zgjedhjet e 30 qershorit, Kushtetuesja do të japë verdiktin final

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ankesë e bërë nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, për vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale është pranuar dje nga Gjykata Kushtetuese

Vlefshmëria e zgjedhjeve të fundit lokale të realizuara pa konkurrencë për shkak të tërheqjes së opozitës dhe në një kontekst ligjor të paprecedent, pasi ishin anuluar me dekret nga Presidenti, do të jenë objekt i Gjykatës Kushtetuese. Kjo Gjykatë, e cila nuk ishte funksionale në momentin kur u mbajtën zgjedhjet, ka pranuar dje shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Një trupë 3-anëtarëshe e kësaj Gjykate ka vlerësuar të kalojë për gjykim padinë e bërë nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, në korrik të vitit të kaluar. Në cilësinë e drejtueses së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Ademi i kërkoi Kushtetueses të konstatojë si antikushtetues procesin zgjedhor. Ademi është e vetmja kryebashkiake që vazhdon të qëndrojë në detyrë në zgjatje të mandatit që i mbaronte më 30 qershor, pasi pasardhësi i saj socialist u tërhoq pas publikimit të faktit që kishte qenë i dënuar më parë.

Por, vendimi i djeshëm për të pranuar shqyrtimin e padisë është vetëm filtri i parë i Kushtetueses. Për të gjykuar kërkesën nevojitet plotësimi i trupës së Kushtetueses me të paktën 6 anëtarë, ndërkohë që aktualisht ka vetëm 4 të tillë. Vlerësimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit është një ndër kërkesat e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e ka cilësuar lajm të mirë pranimin e kërkesës dhe objektit të saj në Gjykatën Kushtetuese për delegjitimitetin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Bashkinë e Shkodrës. Ademi u shpreh se shqyrtimi i kësaj kërkese do t’i japë fund njëherë e mirë krizës në vend dhe është një shembull që duhet ndjekur edhe nga bashkitë e tjera në vend.

“Gjykoj që është një lajm i mirë në kuadër të një procesi të gjatë dhe të vështirë për Bashkinë e Shkodrës, por edhe në të gjithë Shqipërinë. Ky do të jetë një rrugëtim që duhet ta ndjekim deri në fund, kur bëhet fjalë për të delegjitimuar procesin farsë të 30 qershorit. Në gjykojmë që sa më shpejt të bëhet funksionale Gjykata Kushtetuese të mund të shqyrtojë në themel të gjithë kërkesën tonë, sidomos argumenteve tona që i referohen Kushtetutës së Shqipërisë. Sa më shpejt që kjo të bëhet e mundur aq më mirë do të jetë për shqiptarët për të mbyllur këtë krizë”, – u shpreh Voltana Ademi për “A2”.

Lexo edhe :  Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Avokati që përfaqëson çështjen e legjitimitetit të zgjedhjeve të 30 qershorit, kërkesë e bërë nga Voltana Ademi, Jordan Daci, u shpreh për “A2CNN” se kjo është një çështje shumë e madhe dhe nuk ka të bëjë me një kryetar bashkie që duhet t’i zërë vendin dikujt apo jo: “Është çështje e legjitimitetit të të gjithë sistemit të qeverisjes së pushtetit vendor. Nga ana tjetër, është një pjesë e një mosmarrëveshje të madhe politike që është bërë shkak për këtë krizë të vendit. Ne gjykojmë se çështja është e bazuar si në fakte dhe prova, po ashtu edhe në aspektin kushtetues është e pranueshme. Ne kemi të gjithë besimin se çështja do të pranohet përfundimisht edhe kërkesa sipas objektit tonë”.

Më tej, ai u shpreh se janë të paktën 6 vendime nga Gjykata Evropiane që mbështesin këtë kërkesë: “Ne i jemi referuar praktikës së konsoliduar të Gjykatës Evropiane. Janë të paktën 6 vendime që na japin të drejtë në mënyrë të qartë për qëndrimin tonë dhe duhet të themi që Komisioni i Venecia nuk prek fare atë që ka vendosur Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut”.

Daci thekson se nëse kërkesa pranohet, 30 qershori rrëzohet dhe duhet të mbahen zgjedhje të reja. “Nëse kërkesa do të pranohet, të gjitha mandatet e fituara në votimet e 30 qershorit, praktikisht do të ishin të pavlefshme dhe për rrjedhojë duhet të përsëriteshin zgjedhjet në mënyrë urgjente në të gjitha zonat zgjedhore”, – tha avokati Daci.

Të fundit

Rama kritikon universitetet: Vendi i kopjimeve, doktoratura të kota dhe të dhëna nul

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Raportin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Kreu i...

Rikthim në Superiore, Mirel Josa merr “frenat” e ekipit që i shpëtoi rënies nga kategoria

Mirel Josa rikthehet në Superiore pas më shumë se një viti.. Ai do të marrë drejtimin e skuadrës së Bylisit i cili shpëtoi rënies...

“Pa bukë e ujë…”, 9 marinarë të huaj prej muajsh të bllokuar në Portin e Durrësit

Nëntë marinarë të huaj qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, pa mundur të marrin mbrapsht pasaportat e tyre, ndërkohë që situata...

1925 – Gjyqi i Skopit, shkenca dhe feja përplasen në sallën e gjyqit

Në verën e vitit 1925, qyteti i vogël Dayton, në shtetin Tennessee të Shteteve të Bashkuara, u kthye papritur në qendër të debatit kombëtar...

Beteja e fundit për mandatin! Lapaj shkresë Celibashit: KQZ të më japë vendin e deputetit

Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga ‘lufta’ për tyë marrë mandatin e deputetit, në limitet kohore, ndërsa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi...

Lajme të tjera

Web TV