E rrahën barbarisht në lokal, kush është Elvis Elezi nga Fushë-Kruja i dënuar për trafik droge në Kroaci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fushë-Krujës dy ditë më parë, teksa persona të armatosur kanë hyrë në një lokal dhe kanë dhunuar një të ri.

I riu i cili ka rënë pre e dhunës, quhet Elvis Elezi, banor i lagjes ku ka ndodhur ngjarja. Një vit me parë ka qenë pre e një sulmi me lëndë plasësë, pasi një sasi eksplosivi iu hodh në banesë, por fatmirësisht nuk shkaktoi të lënduar, por vetëm dëme materiale.

I dhunuari ka qenë arrestuar vite më parë për trafik droge në Kroaci, por ka disa vjet që ka dalë nga burgu. Aktualisht është i papunë dhe është prind i një fëmije të vogël.

Kujtojmë se dy ditë më parë në një lokal në lagjen e ‘Bakushe Visha’ të Fushë-Krujës, katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë ushtruar dhunë barbare ndaj Elezit.

Nën kërcënimin e armëve ata u kanë kërkuar fillimisht klientëve të lokalit të mos lëvizin, dhe më pas kanë tërhequr të riun në mesin e lokalit duke e rrahur barbarisht me shkop. Pasi e kanë qëlluar disa herë dhe kërcënuar të riun në sy të klientëve, personat e maskuar janë larguar nga lokali.

Elezi pas ngjarjes së ndodhur ka marrë mjekim në spital, pasi ka pasur lëndime të shumta në trup.

Të fundit

“Po vjen fundi i futbollit”, Klopp jep paralajmërimin

Futbolli modern është kthyer tashmë në një “makineri” që “bluan” ndeshje pa pushim. Alarmi është dhënë disa herë nga...

Bieta Sula largohet nga TCH?/ Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’

Prezantuesja e njohur Bieta Sulo po përflitet me të madhe në korridoret e medias. Kjo pasiqë thuhet se mbyllja e sezonit muajin tjetër mund...

Adriatik Lapaj: “Nisim fazën e radhës, do ndajmë edhe bukën bashkë”

Kreu i forcës politike Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka prezantuar një nismë të veçantë për të qenë në çdo cep të Shqipërisë e për...

Zjarret djegin 2800 hektarë pyje, dëmi ekonomik 16.75 mln euro

Një agjenci europiane që monitoron zjarret, raporton se këtë vit janë djegur 2800 hektarë pyje dhe kullota. Dëmi monetar për këtë sipërfaqe llogaritet të...

Zjarret e rrezikshme në Turqi/ Mbi 50,000 persona evakuohen nga banesat e tyre

Mbi 50,000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve të mëdha pyjore që po përfshijnë kryesisht provincat Izmir, Manisa dhe...

Lajme të tjera

Web TV