Covid-19/ Vijon situata alarmante në vend, sërish mbi 1000 raste dhe numër i lartë viktimash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar këtë të shtunë 1153 raste të reja me Covid-19 si dhe 17 vdekje të shkaktuara nga virusi i rrezikshëm në 24 orët e fundit.

Në këtë mënyrë, Shqipëria nuk po gjen qetësi me situatën pandemike, me shifrat që vijojnë të mbeten të larta.

Shqetësuese mbetet situata në spitalet Covid, ku aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 792 të vaksinuar, 3975 testime, 928 të shëruar, 1153 raste të reja dhe 17 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Sot procesi i vaksinimit vijon të shtrihet në territor. Gjatë ditës së sotme janë kryer 792 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4969 vaksina antivCOVID.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3975 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1153 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

345 raste në Tiranë, 110 në Durrës, 109 në Fier, nga 65 raste në Lushnje, Vlorë, 48 në Sarandë, 46 në Elbasan, 37 në Gjirokastër, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Kavajë, Kuçovë, 23 në Pogradec, 20 në Lezhë, 18 në Mallakastër, 17 në Berat, 15 në Malësi e Madhe, 14 në Kukës, 13 në Tepelenë, nga 12 raste në Kurbin, Kamëz, nga 10 raste në Krujë, Bulqizë, nga 7 raste në Korçë, Has, Mat, Gramsh, 6 në Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Kolonjë, Libohovë, nga 4 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, nga 3 raste në Devoll, Vorë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Përrenjas, Skrapar, nga 1 rast në Dibër, Poliçan, Dropull.

Lexo edhe :  Bloomberg: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare!

Në 24 orët e fundit janë shëruar 928 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 62,533 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Të fundit

Skema e re e kualifikimit të mësuesve, rritje page në bazë të kualifikimeve të përfituara

Me skemën e re të kualifikimit të mësuesve, e cila është vënë në zbatim në fund të vitit të...

Meksika përgatitet për stuhinë tropikale ‘Barbara’, ja çfarë pritet

Stuhia tropikale ‘Barbara’ u formua në brigjet jugperëndimore të Meksikës, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në Miami herët sot. Deri më tani nuk janë...

Një hall i madh prindëror për Arsimin në Shqipëri!

Prof.asoc.dr. Marenglen Kasmi Studiues / pedagog – Botuar në DITA Shkak për këtë shkrim nuk është vetëm përvoja ime shumëvjeçare si pedagog në arsimin universitar e...

51 aksidente çdo ditë! Shtohen incidentet nga përdorimi i monopatinave

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

Luftë brenda 4 viteve/ Gjermania planifikon ndërtimin e bunkerëve për 1 milion qytetarë

The Guardian Gjermania ka nisur një plan urgjent për rindërtimin dhe modernizimin e sistemit të saj të mbrojtjes civile, përfshirë ndërtimin dhe rikthimin në funksion...

Lajme të tjera

Web TV