Igli Tare i papërmbajtshëm, gati të marrë yllin e Chelseas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merkatoja e janarit në Serinë A ndodhet në 24 orët e fundit dhe duket se skuadrat po mundohen të bëjnë çdo gjë që kanë në dorë për të marrë lojtarët që ju pëlqejnë.

Marrja e Eriksen nga Tottenham duket se ishte goditja e kësaj merkatoje për skuadrën e Interit dhe duket se edhe mbylli blerjet e zikaltërve për këtë fazë, e konfirmuar nga vetë Marota.

Për këtë arsye duket se Olivier Zhirud nuk është pjesë e planeve të Inter dhe duhet të vendosë tashmë për të ardhmen.

Në mediet italiane raportohet se drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare është duke e vëzhguar sulmuesin francez dhe pritet që së shpejti të arrihet dhe marrëveshja.

Ndërsa Chelsea nga ana tjetër po kërkon të transferojë Martinesin dhe në rast se skuadra e Napolit nuk bie dakord për ofertën prej 47 milionë eurosh atëherë me shumë siguri Zhiru do firmosë me Lacion.

Megjithatë lëvizjet e fundit janë gjithmonë vendimtare në merkato dhe për skuadrat e Serisë A ka end edhe pak kohë për të marrë vendime./Fjala.al/

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV