Plator Nesturi: Duke humbur paanësinë nuk mund të quhesh president

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka kohë që po përplaset me Presidentin Meta në akuza dhe kundërakuza. Mendoni se kjo po kthehet në një bumerang, duke e kthyer Metën në krye të LSI dhe i duke i dhënë më shumë vëmendje si lider partie dhe jo si President?

Nuk e kuptoj ku eshtë bumerangu këtu. Nuk besoj se Rama do të ndihej keq nëse Meta do të linte postin e Presidentit dhe do të rikthehej si kryetar i LSI në këto zgjedhje. Çështja mendoj se qëndron diku tjetër, tek fakti që një president i cili presupozohet se qëndron mbi palët dhe i barazlarguar nga të gjitha subjektet politike, po dëshmon çdo ditë e më shumë se jo vetëm po mban krah por dhe se po përfshihet direkt në fushatë elektorale. Dhe kjo po bëhet tashmë hapur, qoftë në deklarata mediatike por dhe në takime e që kanë qëllim të mirëfilltë politik në funksion të fushatës elektorale. Ne nuk dimë rast tjetër të një përfshrje kaq direkte pas Kushtetutës së vitit 1998. Në të gjitha rastet, presidentët, pavarësisht kahut politik se nga vinin, kanë ruajtur një imazh korrekt, të paktën mediatikisht, dhe veprimtaria e tyre ka qenë brenda kuadrit që e lejon kushtetuta në përshfaqjen e paanësisë në qëndrime.

Në këtë rast do të ish më e ndershme që nëse dëshiron Meta të përfshihet në fushatë elektorale, këtë ta bëjë si politikan, pasi si president kjo nuk i lejohet ligjërisht.
Dy ditë rresht Meta, Rama dhe Gjiknuri janë përfshirë në replika për vajtjen e Metës në Vranisht dhe Selenicë të Vlorës. Pse ky sulm për Presidentin? Dhe a po gabon Presidenti?
Nuk mendoj se bëhet fjalë thjesht për një rast të veçuar. Ka kohë që presidenti duket i përfshirë në fushatë. Mund të kujtojnë turin që zhvilloi në Korçë dhe Pogradec, me takime që më shumti ishin më anëtarë dhe elektorat të LSI.

Dhe kjo u shoqërua dhe me deklarata mediatike të cilat më shumti ishin si mesazhe fushtate sesa brenda normës së gjuhës që përdor një president. Po kështu sinjalizime se Meta po bëhet pjesë e fushatës ka dhe në Tiranë, ku një pjesë të ditës ia kushton takimeve me aktivistë të fushatës. Dhe kjo nuk ndodh vetëm në zyrat e presidencës, por dhe në lokale lagjesh. Në këtë sens Vranishti është jo rast sporadik por vijimësi e aktivitetit të presidentit prej kohësh. Edhe diçka tjetër. Nuk është vetëm përfshirja direkte në zgjedhje element i dënueshëm, por dhe qëndrime të caktuara mund të përbëjnë shkelje të rëndë. Para disa ditësh Presidenti Meta në një deklaratë mediatike ndërsa e vlerësoi si keqmenaxhim çka po ndodh me situatën e pandemisë u shpreh se vendi “rrezikon katastrofë kombëtare”.

Nëse ne do të ishim vend normal, ose të vinim ulërimën mbi përgjegjësit, pasi presupozohet se presidenti ka një informacion të saktë e zyrtar mbi këtë rrezik, ose nëse kjo nuk do të rezultonte e vërtetë pas verifikimeve (pra nuk ka asnjë raport të tillë nga institucionete zyrtare përkatëse), duhet ti kërkohet llogari se për çfarë arësye përhap panik. Përhapja e panikut është krim që dënohet me ligj, por nëse kjo bëhet pikërisht në funksion të fushatës elektorale për të ulur kreditet e maxhorancës me prishje imazhi, ky është krim dyfish.

Lexo edhe :  Intifada e ‘panelistëve’ me honorarë, ndaj artistëve me projekte

Duke ju referuar historisë së Presidentëve në këto 30 vjet. Meta është më afër popullit apo më afër politikës. Kur them politikës e kam fjalën për LSI. A ka marrë pozicion për të rritur popullaritetin e partisë që drejton bashkëshortja e tij?

Duke hequr rastin kur President ishte Sali Berisha dhe nuk përbënte ndonjë shkelje fakti që presidenti mbetej pjesë e partisë politike që e ka zgjedhur, pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 1998, presidenti ka si detyrim që të shkëputet nga të gjitha funksionet politike, heq dorë nga tesera e partisë së vet, dhe luan rolin e garantuesit të paanshëm midis palëve politke. Jo rrallë herë figura e presidentit ka shërbyer dhe si pengesë ndaj abuzivizmit të pushtetit apo kapërcimit të kompetencave administrative të ekzekutivit sin ë miratime ligjes apo dhe në akte të tjera të maxhorancës apo të qeverisë. Në të gjitha këto raste Presidenti flet me qëndrim, me arësyetim kur kemi të bëjmë me mos firmosje të një ligji, apo dhe duke e çuar atë në Gjykatën Kushtetuese.

Por në asnjë rast veprimtaria e presidentit nuk mund të dale mbi këtë kuadër, as të mbajë anësi, as të shprehë qëndrime politike përveç atyre të mbshtetura mbi ligj, dhe ca më pak të përfshihet direct në fushatë elektorale. Në këtë rast pra, është e pa sens ideja se dikush qëndron më pranë popullit e dikush më larg. Presidenti nuk është zgjedhur në atë detyrë për ti qëndruar afër popullit, por për të ushtruar kompetencat e veta. Ai është I zgjedhur nga Parlamenti dhe jo nga populli direct, që ti ketë premtuar në fushatë popullit se do të ndjekë këtë linjë apo do të ndërmarrë një reform të caktuar. Presidenti ynë nuk i ka këto kompetenca. Madje ndër vite kompetencat e figurës së presidenti kanë ardhur gjithnjë duke u reduktuar, e kjo është bërë gjithmonë nga marrëveshjet e aktorëve kryesorë të politikës, pjesë e së cilës ka qenë vetë Meta. Unë nuk jam dakort që figura e presidentit të përfundojë në rangun e një noteri që firmos ligjet e parlamentit, por ama kjo nuk mund të justifikojë qëndrime agresive apo më keq akoma përfshirje në fushatë elektorale. Duke humbur paanësinë, atëherë nuk mund të quhesh president.

Si Meta ashtu edhe Rama kanë deklaruar se nuk do të ketë më kurrë koalicion mes PS dhe LSI-së. E konsideroni një “ndarje përfundimtare”, apo sikurse ka ndodhur shpesh qëndrimet e ofertat zbuten për hir të pushtetit! A mund të ketë një koalicion PS-LSI pas 25 prillit në varësi të rezultatit zgjedhor?

Aktualisht do të ish një çudi e madhe që pas këtyre zgjedhjeve të kishim një koalicion, apo bashkëqeverisje midis PS dhe LSI. Megjithëse personalisht nuk arrij ta besoj as faktin se vërtet PD dëshiron të bashkëqeverisë me LSI, nëse arrin ndonjë rezultat pozitiv. Kam përshtypjen se aktualisht të gjithë i largohen LSI dhe kërkojnë ta shmangin. Nuk është pa gjë dhe deklarata e Ramës kur nxori në shesh se një nga pikat e marrëveshjes së 17 majit që kish bërë me Bashën, kish qenë ajo e përpjekjes së përbashkët për të shkatërruar LSI. Dhe në përgjithësi këto lloj marrëveshjes nuk janë vetëm për një sezon electoral, por zakonisht zgjaten në kohë

 

Të fundit

Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Ilir Yzeiri Tani që po shkruaj këto radhë është ora 17 e ditës së mërkurë dhe nesër, ditën e enjte,...

Formacionet zyrtare të derbit Atletico-Real Madrid, Ancelotti starton me të gjitha forcat

Atletico Madridi pret Real Madridin për ndeshjen kthyese të 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. Përballja e parë në Santiago Bernabeu kishte përfunduar me...

Këmba që i “theu” të gjitha planet, Gentian Zenelaj rrëfen për aksidentin

Pas një dëmtimi fizik, Gentian Zenelaj është rikthyer në teatër! Bashkëdrejtuesi i emisionit “Stop” në Tv Klan dhe aktori i njohur, kaloi një incident...

Pse thjesht madhështore?!

Frrok Çupi Diçka më shumë!? Jo? Mund të mos e quanin ‘madhështore’, por me një etiketë tjetër; nëse donin të ishin afër me origjinalin. Origjinali është...

Dy deputetët e PS, Nasip Naço e Laert Duraj tërhiqen nga gara për 11 majin

Report TV mëson se deputeti i PS, Nasip Naço, nuk do jetë në listën e kandidateve të Beratit, pasi nuk ka pranuar të jetë në...

Lajme të tjera

Web TV