Tenis, Osaka: 10 tituj madhorë? Unë thjesht jetoj momentin, tani synoj të 5-tin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe Naomi Osaka e Japonisë ka fituar të 4-tin nga turnetë madhorë të tenisit, të njohur ndryshe si “Grend Slem”-e , nga 8 të fundit që janë mbajtur. 23-vjeçarja bëhet lojtarja e tretë pas Monika Seleshit dhe Rozher Federerit, që fiton 4 finalet e Turneut të Hapur Australian të Tenisit “Australian Open”.
Tenistja japoneze tani shihet si forca dominuese në tenisin e femrave, e cila, sipas legjendarit Mats Vilander mund të fitojë edhe 10 “Grend Slem”-e të tjerë. “Do t’i marr gjërat me radhë, – tha Osaka. – Në fillim do të kërkoj të fitoj të 5-tin, pastaj do të mendoj për 5 të tjerë. Nuk më pëlqen t’i marr gjërat pa u menduar. Mua më pëlqen të jetoj momentin.”
Ajo e sheh veten të fortë në fushat e ngjeshura se sa në bar. “Ndihem më komode kur luaj në sipërfaqe të forta, – tha Osaka. – Nuk ndihem mirë kur luaj në bar. Më pëlqen edhe fusha me dhé të kuq. Shpresoj të luaj aq kohë sa të bëhet teniste e famshme, një vajzë që më tha dikur isha lojtarja e saj e preferuar.”

Të fundit

Pse themi ”të flasim marrëzi”?

Shprehja shfaqet për herë të parë në vitin 1565 në një tekst të historianit fiorentin Benedetto Varchi dhe do...

Vendimet e qeverisë/ Kompensim dhe rritje për pensionet e ulëta

Qeveria po përgatit ndryshime të rëndësishme në skemën e pensioneve. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se institucionet e linjës...

Homazhe për Kryepeshkopin Anastas në katedralen e Athinës, i pranishëm dhe Mitsotakis

Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasit, siç...

E miratoi Senati, ja kë zgjodhi Trump për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në...

Kush janë vajzat e showbizz-it me fizikun më perfekt?

Julian De Silva, një kirurg plastik nga Londra, përdori raportin e artë për të zbuluar 10 supermodelet më të bukura në botë. Raporti i...

Lajme të tjera

Web TV