Paketa Antishpifje/Vokshi: Nuk u kalua ligji që kërcënon gazetarët me burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas tërheqjes së maxhorancës nga votimi në Kuvend të ligjit për mediat audiovizive, ka reaguar edhe ish-deputetja e PD, Albana Vokshi.

“Kauza jonë e drejtë fitoi një betejë. Edi Rama nuk e kaloi ligjin që kërcënon gazetarët me burg dhe median online me mbyllje dhe gjoba.” shkruan Vokshi në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

“Edi Rama u betua për javë me rradhë që do të votojë në parlament paketën e censurës kundër medias online. Nuk la njeri pa kapur, gur pa lëvizur, por dështoi. U tërhoq sot nga votimit pa i shkuar deri në fund nismës antikushtetuese, kundër të cilës kanë dalë kundër gazetarët, opozita, Komisioni Europian, Këshilli i Europës, OSBE-ja.

Stërbetimet se do të rrëzojnë dekretin e Presidentit që ktheu ligjin antikushtetues, përfunduan si propagandë boshe.

Kauza jonë e drejtë fitoi një betejë. Edi Rama nuk e kaloi ligjin që kërcënon gazetarët me burg dhe median online me mbyllje dhe gjoba.

Pushteti i Edi Ramës po shkërrmoqet dita ditës. Të gjithë bashkë, ne mund t’ia dalim të ruajmë liritë tona, lirinë e shprehjes, lirinë e votës, lirinë zgjedhjes.#MosMaPrekFjalën

 

Të fundit

Whatsapp vendos tarifa! Zbulohen kategoritë që do detyrohen të paguajnë

Një nga aplikacionet më të përdorura të mesazheve në botë, WhatsApp, po kalon në një fazë të re që...

Mediat iraniane: Goditet me raketa selia qendrore e Mossadit

Raketat balistike iraniane kanë goditur selinë e Mossadit (agjencisë së inteligjencës izraelite) në Herzliya, pranë Tel Avivit. Mediat iraniane pretendojnë se raketat e lëshuara nga...

Mungoi në dasmën e të birit, mediat: George Soros organizoi një festë private

Miliarderi amerikan George Soros mungonte në dasmën luksoze të djalit të tij, Alex, i cili u martua me Huma Abedin, një ish-ndihmëse e ngushtë...

Louise Casey ka të drejtë: fëmijët duhen shpëtuar nga bandat e shfrytëzimit seksual

Polly Toynbee* Helmi depërton në çdo aspekt të tmerrit që lidhet me bandat e shfrytëzimit seksual. Çdo element i tij përdoret nga forca të ndryshme...

Deri më 15 shtator kufizohet qarkullimi i mjeteve në fundjavë dhe pushimet zyrtare

olicia e Shtetit ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Për këtë arsye, nga 16 qershori e deri më 15 shtator, do...

Lajme të tjera

Web TV