Skadon ora policore 20:00? Sot mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, priten masa të reja anti-COVID

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ora policore 20:00 e mbrëmjes me 6 e mëngjesit si masë antiCOVID skadon ditën e sotme. Pritet që Komiteti Teknik i Ekpertëve të mblidhet për të vendosur masat e reja që do të vihen në zbatim prej 26 shkurtit.

Prej 10 shkurtit Komiteti Teknik shtrëngoi masat dhe kufizoi lëvizjen prej orës 22:00 duke spostuar orën policore në 20:00 të mbrëmjes, kur do të mbylleshin lokalet, baret, restorantet, marketet dhe çdo shërbim tjetër, masë kjo e vlefshme deri në 26 shkurt.

Po ashtu vijojnë të jenë të anuluara fluturimet drejt Britanisë së Madhe, ndërsa në pikat kalimit kufitar tokësor të Kakavijës dhe Kapshticës ndalohet kalimi prej orës 20:00 deri në 6 të mëngjesit.

Përtej orës policore qytetarët mund të lëvizim vetem me një leje të marrë pas aplikimit në e-Albania. Kujtojmë po ashtu se shkollat e mesme në 10 qytetet e riskut zhvillojnë mësim online për të cilat sot Komiteti pritet të ketë një tjetër vendim. Nga ana tjetër vetë mjekët dhe ekspertët kanë kërkuar publikisht në media vendosjen e fashës orare të kufizimit të lëvizjes në 18:00 të mbrëmjes.

Ndërkohë në 24 orët e fundit ka vijuar të shënohet një numër shumë i lartë i të vdekurve nga COVID në vendin tonë. 1021 persona kanë rezultuar të infektuar dhe 19 pacientë kanë humbur jetën.

Të fundit

Dosja “Partizani” e Berishës, shtyhet për më 5 maj seanca paraprake

Seanca paraprake për dosjen “Partizani” është shtyrë për më 5 maj, raporton A2 CNN. Sali Berisha dhe dhëndri i...

“Mos fotografoni votën, është vepër penale!” Celibashi i bën thirrje diasporës

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë ditën e sotme një konferencë për gazetarët në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 majit. Celibashi ka...

E ç’rëndësi ka, në vjen apo ikën LaCivita

Nga ARTUR  AJAZI Ditët e fundit, është rritur ndjeshëm “interesimi” mediatik lidhur me ardhjen apo largimin e Cris LaCivita nga selia dhe fushata e Partisë...

Vendimi i Këshillit të Ministrave, Shqipëria rikthen vizat me Bjellorusinë

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka rikthyer vizat me Bjelllorusinë. Vendimi i miratuar më 15 maj të 2024-s u shfuqizua, thuhet në vendim,...

Pritet të bëjë namin/ Producenti i ‘Eurovision’tregon risinë spektakolare që do të ndodhë

Eurovision 2025 po hyn në fazën përfundimtare për të paraqitur një shfaqje spektakolare në Bazel të Zvicrës dhe siç zbulon producenti Christer Bjorkman, një...

Lajme të tjera

Web TV