Investigimi për Berishën/ Rama: Mbetesh pa frymë nga shpërfytyrimi i pushtetit ekzekutiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në Facebook, pjesë nga dokumentari investigativ i Report Tv, për privatizimin e kompleksit sportiv Partizani.

Kjo sipërfaqe prej 26,000 metrash katrorë e kompleksit sportiv në vitin 2009 iu kthye ish-pronarëve Jamarbër Malltezit, burrin e Argita Berishës, vajza e ish- kryeministrit Sali Berisha.

Megjithëse Jamarbër Malltezi ishte vetëm një nga 64 trashëgimtarët që duhej të ndanin tokën, me përqindje e pronësi shumë të vogla, arrin të bëhet pronar i pothuajse 40% të të gjithë investimit me vlerë miliona euro.

Report TV zbuloi se prej 2020 Jamarbër Malltezi është investitor me 11.5 mln euro i tre kullave të tjera në ish-Kompleksin Partizan Në lidhje me këtë rast, kreu i qeverisë Edi Rama, shkruan:

“Mirëmëngjes me serinë e tretë të dokumentarit investigativ mbi keqbërjen marramendëse që zhduku kompleksin sportiv Partizani, ku mbetesh pa frymë nga shpërfytyrimi i pushtetit ekzekutiv në një makineri përfitimesh financiare”, shkruan kryeministri Rama.

Të fundit

Shisnin biletat në treg të zi nga 300 deri në 1000 euro, pranga 3 personave në Tiranë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për shitjet e jashtëligjshme të biletave, për ndeshjen që do të...

Referendumi për nënshtetësinë në Itali mund ta bëjë vendin më të drejtë

Për dekada me radhë, shteti italian ka ashpërsuar rregullat se kush ka të drejtë të quhet italian. Ky është një shans për të kundërshtuar...

Rama ndan pamjet: Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje po rilind me klasa të reja

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në gjimnazin “Jani Nushi” në Lushnje. Rama shprehet se gjimnazi do të ketë klasa...

Zbarkimi në Normandi/ “Dita D” aleatët 155 mijë trupa kundër gjermanëve

Përgatiti: Leonard Veizi Ka më shumë se 80 vjet që kjo ditë kujtohet për çdo vit. Ishte mesi i muajit maj të vitit 1944 kur...

“Udhëton me një fletushkë”/ Spiropali ironizon Berishën: Nuk po lënë gur…

Në një deklaratë publike, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i cilësoi veprime si një “njollë të zezë në diskursin politik shqiptar”. Kryetarja e Kuvendit,...

Lajme të tjera

Web TV