Ndahet nga jeta skenaristi dhe regjisori i njohur shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ndarë nga jeta skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Kujtim Gjonaj. Ai u nda nga jeta, sot në moshën 74 vjeçare.

Por kush është Kujtim Gjonaj?

Skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar. Kujtim Gjonaj ka lindur në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës.

Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave.

Përmendim këtu disa nga filmat dokumentarë me të cilat është vlerësuar me Çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për Skenarin për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).

Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979. Pas viteve 90’ Kujtim Gjonaj ka qenë për një kohë Drejtor i Alba Filmit dhe më pas krijoi një shtëpi prodhuese filmike, “Bota Shqiptare”, ndërmjet të cilës vazhdon krijimtarinë e tij profesionale. Kjo shtëpi prodhuese është edhe një shtëpi botimi ma anë të së cilës botuesi Gjonaj prodhon biografitë e figurave të shquara të kombit si Ali Pasha Tepelenën, Faik Konica, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Nënë Tereza, Sulejman Pitarka (Artist i Popullit)), etj. Këto biografi i shërbejnë më pas si bazë për skenarët e filmave dokumentarë mbi këto figura. Me dokumentarin “Enciklopedi që ecën më këmbë”, Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e XII-të të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006.

Lexo edhe :  Maturantët synojnë universitetin/ Aplikimet kapin nivelin më të lartë ndonjëherë

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV