Pak pasi morën dozën e parë të vaksinës/ Drejtori i Shtëpisë së të moshuarve dhe financierja infektohen me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mjekut Pëllumb Pipero, drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër Arjanit Muho dhe financierja Klodiana Qirushi janë infektuar me COVID, pak ditë pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID, bën me dije “Report Tv”.

Sipas informacioneve, Qirushi është infektuar 1 ditë pasi mori vaksinën, e ndërsa Muho pas 4 ditësh. Theksojmë që kjo nuk është hera e parë që ndodh. Raste të tilla të ngjashme, pra që infektohet me COVID pas marrjes së vaksinës, janë regjistruar edhe në shtetet e tjera të botës.

Sipas Ekspertëve të Shëndetësisë, kjo ndodh sepse anti-trupat nuk janë aktivizuar ende, pasi është e domosdoshme marrja e dozës së dytë. Sipas tyre, do të duhen shtatë ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës që një person të jetë i mbrojtur ndaj virusit.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV