Spiropali ironizon marrëveshjen PD-LSI: Kur ke një kryetar aeroplan pa bisht, ç’të duhet aeroporti?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ironizoi përmes një fjalimi të mbajtur në Kuvend, marrëveshjen e koalicionit e firmosur sot mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Spiropali u bëri thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në votimet e 25 prillit, pasi sipas saj “do të mbyllet hendeku mes Shqipërisë së marrë peng, dhe Shqipërisë që duam”, që sipas ministres “mund të bëhet vetëm nga Edi Rama”.

“U ngrit një koleg dhe deklaroi e ka kërkuar Luli e ka kërkuar opozita, që të mund të bëjë një tender. Ne nuk mund në asnjë moment të kontrollojmë, as të dimë orekset e opozitës jashtëparlamentare. Sa i përket identifikimit elektronik të zgjedhësve do ishte mirë të behej edhe një identifikim i të zgjedhurve, se me atë që pamë sot!

Luli, Agroni dhe një tufë tjetër që pretendojnë se do kthejnë me rrënje politikën, janë po të njëjtët që Shqipërisë ia kanë bërë zi, se nuk kanë ardhur asnjëherë në pushtet me votat e tyre. Kjo listë e klientelizimit të pastër, nuk mund të shoqërohet me himnin e flamurit siç sapo bënë Luli me Monikën.

Luli është me parimin e Budës, nëse do të shkosh diku mos lëviz nga vendi. Do tentohej të pengohej integrimi i vendit që këta të ktheheshin sërish te kjo listë. Kush do i rindërtojë lagjet e reja të rindërtimit, Shpëtimi? Kush do i sjelli 500 mijë vaksina deri në fund të vitit, Nardi? Kush do i sjellë 10 milionë turistë në Shqipëri, Agroni? Kush do i ndërtojë aeroportet, Mona? U duket çudi këtyre që do ndërtohen në aeroporte në Shqipëri, kur ke një kryetar opozite që është aeroplan pa bisht, ç’të duhet aeroporti! Po votën e emigrantëve pse e pengojnë?! Kanë 4 vjet që thonë po ikin shqiptarët nga Edi Rama, ore shqiptarët ikin nga kjo listë, që është e njëjta. Këta duan të ndajnë Shqipërinë copa-copa.

Po Shqipërinë evropiane kush do e bëjë, Flamur Noka, që del do u nxjerrim sytë do u presim gishtat kundërshtarëve. Ka vetëm një rrugë për të vazhduar përpara, tu heqësh kryqin këtyre. Të gjithë në votim në 25 prill, për të mbyllur hendekun mes Shqipërisë që gjetëm, që kishin marrë peng këtë, dhe Shqipërisë që duam. Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama. Lul pas Luli, Mon pas Mone, Saliun në krye duan të jenë zot të Shqipërisë”, tha Spiropali.

Lexo edhe :  “Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” po rilind”/ Rama inspekton punimet: Kushte optimale

 

Të fundit

Çahet argjinatura e kanalit të Porto-Romanos, banorët akuzojnë firmën, kërkojnë ndërhyrje

Emisioni “Sot, Live në Shqipëri” në Report TV, trajtoi sot problematikën e përmbytjeve tre ditë më parë në qytetin bregdetar...

SPAK mbyll hetimet për të akuzuarit e operacionit “Revanshi”, publikohen akuzat

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka komunikuar akuzat për anëtarët e 7 grupeve kriminale, që u goditën në kuadër të operacionit...

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Fetahu kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu e akuzuar në dy dosje hetimore të SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërve Çopja dhe atë të...

Toyota kryeson shitjet globale të automjeteve për të pestin vit radhazi

Toyota Motor vazhdoi të kryesojë shitjet globale të automjeteve për të pestin vit radhazi, pavarësisht nga një rënie prej 3,7 për qind në njësitë...

Zbulohet virusi i ri Sindbis në Spanjë, transmetohet nga mushkonjat

Shkencëtarët spanjollë kanë zbuluar një virus të ri të transmetuar nga mushkonjat, virusin Sindbis, i cili nuk është fatal, por shkakton simptoma të tilla...

Lajme të tjera

Web TV