Sezoni i ri në “Portokalli”/ Zbulohet dyshja e re e prezantuesve, ja cila do të jetë bukuroshja që pason Eneda Tarifën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni i ri “Portokalli” do të nisë së shpejti dhe deri më tani është bërë e ditur që do të ketë disa ndryshime, si në drejtimin në skenë ashtu edhe në atë artistik. Ndërkohë në rrjetet sociale dhe në media janë përfolur se cilët do të jenë prezantuesit e rinj të programit, kjo nisur edhe nga fakti se mendohej që as Salsano Rrapi nuk do të ishte më në këtë rol.

Ndërkohë së fundmi është zbuluar nga burime pranë spektaklit se cilët do të jenë drejtuesit e rinj të tij për këtë sezon. Burime për “Anabel” ditën e sotme bënë me dije se pas largimit të Eneda Tarifës do të jetë Fjoralba Ponari në drejtimin e tij. Lajm ky që është konfirmuar edhe nga “News31”, ndërsa po ashtu kemi mësuar se krah saj, ndryshe nga sa është folur, do të jetë pikërisht Salsano.

Kështu, mësohet se Fjoralba ka fituar audicionin për t’u bërë prezantuese e “Portokalli” dhe tani presim ta shohim çdo të dielë në ekranin e Top Channel, përkrah emrave më të njohur të humorit.

Të fundit

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht...

Rënia e eksporteve/Materialet e ndërtimit më të prekurat prej rënies së Euros

Tregtia e jashtme nuk është në ditët më të mira. Shifrat e dhjetorit tregojnë se produktet shqiptare arritën vlerën e 26 miliardë lekëve apo 31.7%...

Kancelari gjerman: Elon Musk është një rrezik për demokracinë në Europë

Miqësia e miliarderit të teknologjisë Elon Musk me të djathtën ekstreme "rrezikon" demokracinë në Europë. Kështu u shpreh kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili...

Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge Jr., ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë për mikpritjen e familjes nga Gaza dhe të vogëlushit 1-vjeçar...

Stërvitja në të ftohtë dhe ngrica përmirëson shëndetin

I ftohti dhe ngrica mund të nxisin shëndetin e trupit dhe të përmirësojnë performancën e rezistencës, të ashtuquajturat qëndrueshmëri, shkruan salute.eu. Nga ekzaminimet e studiuesve...

Lajme të tjera

Web TV