Denaj: Synojmë rritjen e eksporteve shqiptare drejt Mbretërisë së Bashkuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë seancës së sotme plenare, paraqiti për ratifikim Marrëveshjen e rishikuar të Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën e Veriut.

Rishikimi i kësaj marrëveshje, vjen në një moment, kur këto dy vende dalë nga BE, dhe sigurohet vazhdimësi të marrëdhënieve midis palëve, si dhe ruhen kushtet preferenciale në lidhje me tregtinë që rrjedh nga Marrëveshja Shqipëri-BE.

Sipas Ministres së Ekonomisë, referuar analizave dhe të dhënave zyrtare, ekziston një potencial ende i pashfrytëzuar i marrëdhënieve tregtare mes vendeve tona, ndaj me këtë marrëveshje mallrat me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Shqipëria do të përfitojnë trajtim tarifor preferencial reciprok të njëjtë me atë që kanë përfituar kur Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e Bashkimit Evropian.

Me tej ministrja shtoi se ratifikimi dhe hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje do të nxisë thellimin e bashkëpunimit për një tregti edhe më të shtuar edhe në vitet e ardhshme.

Denaj tha se qeveria Shqiptare është e bindur se kjo marrëveshje do të ndikojë ndjeshëm në nivelin e flukseve të investimeve të huaja në Shqipëri dhe rritjen e eksporteve.

“Në kushtet e daljes së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut nga Bashkimi Evro pian, proceset tona të bashkëpunimit kërkonin një rishikim: •për të plotësuar një boshllëk juridik dhe •për të siguruar vijimësinë e marrëdhënieve ekonomike në afatmesëm dhe afatgjatë.
Me ratifikimin e Marrëveshjes sot në Kuvend, plotësojmë një kuadër të përgjithshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me Mbretërinë e Bashkuar i cili është një partneritet shumë i rëndësishëm ndër vite.
•Sigurojmë vazhdimësi të marrëdhënieve midis Palëve; •Ruajmë kushtet preferenciale në lidhje me tregtinë midis Palëve që rrjedh nga Marrëveshja Shqipëri-BE.
Së pari, mallrat me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Shqipëria do të përfitojnë trajtim tarifor preferencial reciprok të njëjtë me atë që kanë përfituar kur Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e Bashkimit Evropian.

Së dyti, referuar analizave dhe të dhënave zyrtare, ekziston një potencial ende i pashfrytëzuar i marrëdhënieve tregtare mes vendeve tona. Për këtë qëllim, ratifikimi dhe hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje do të nxisë thellimin e bashkëpunimit për një tregti edhe më të shtuar edhe në vitet e ardhshme. Sipas të dhënave të periudhës përpara pandemisë, marrëdhëniet tregtare mes Mbretërinë e Bashkuar, kanë njohur rritje të ndjeshme. Qeveria Shqiptare është e bindur se kjo marrëveshje do të ndikojë ndjeshëm në nivelin e flukseve të investimeve të huaja në Shqipëri dhe rritjen e eksporteve.

Lexo edhe :  Protesta e PD/ Ngjela: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar në këtë marrëveshje kanë rënë dakord që:
1.Produktet bujqësore dhe produktet industriale ruajnë të njëjtat kushte preferenciale;
2.Kuotat tarifore sipas kësaj marrëveshje në lidhje me produktet bujqësore do të jenë 13.62% e sasisë së kuotave ekzistuese në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Të nderuar, Dua të kujtoj dhe një element shumë të rëndësishëm se në kuadër të nxitjes së Tregtisë apo Eksporteve të cilat zbatohen në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian dhe në kuadër të rajonit.

Së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavinë, zbatojmë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore brenda marrëveshjes CEFTA, ku jemi të angazhuar dhe kemi kontribuar vitet e fundit për të reduktuar cdo barrierë.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje kemi miratuar Protokollet 5 dhe 6 për Liberalizimin e Tregtisë në mallra dhe shërbime me vendet e rajonit, duke shkuar drejt krijimit të një zone të gjërë ekonomike për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.Të gjitha sa më sipër, të nderuar, së bashku me 48 marrëveshje bilaterale për nxitjen e bashkëpunimit dhe investimeve përbëjnë kuadrin bazë të bashkëpunimit ekonomik dhe janë një oportunitet shumë i madh për Shqipërinë për të vijuar dhe rritur eksportet.

Së fundmi, krahas ratifikimit të Marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar, një vend partner dhe aleat i Shqipërisë në NATO dhe BE, theksoj se edhe procesi i angazhimit për integrimin e Shqipërisë në familjen europiane është një proces që brenda kuadrit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nënkuptohet nëpërmjet mbarëvajtjes të 12 kapitujve dhe kryesisht të atyre që lidhen me karakter ekonomik, prandaj shpresoj që për të gjithë kjo marrëveshje të jetë një marrëveshje e cila nxit bashkëpunimin ekonomik dhe aprovohet nga ky parlament.”, -tha ajo.

Të fundit

Fermerët shqiptarë me mbështetjen më të ulët në rajon! Shkurtohen me 5% fondet

Që nga fillimi i vitit, kur hyri në fuqi buxheti 2024 fondet për bujqësinë janë shkurtuar sistematikisht. Në aktin...

Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar koreano-verior

Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut tha se ka konfirmuar që një ushtar i Koresë së Veriut, që ka luftuar në anën e...

Zbulohet një mashtrim i ri që synon kompanitë e “Facebook”

Ekspertët e Kaspersky kanë zbuluar një mashtrim të ri phishing që synon kompanitë që promovojnë faqet e tyre në rrjetin social Facebook. Mashtruesit dërgojnë emaile...

Rregulli i artë i blerjes së gjelit të detit

Jemi shumë pranë festave dhe amvisat kanë nisur furnizimin me ushqimet e nevojshme për të pasur një darkë të bollshme e të shëndetshme për...

Dielli ynë mund të ketë pasur dikur një binjak. Çfarë ndodhi me këtë vëlla yjor?

Shumë yje në galaktikën tonë ekzistojnë në çifte, por Dielli ynë është një përjashtim i dukshëm. Tani shkencëtarët po gjejnë të dhëna, se dikur...

Lajme të tjera

Web TV