Virusi, mjeku i njohur: Jo panik, por më shumë profesionalizëm!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur Tritan kalo është sërish personi që me kompetencë të plotë drejton këshilla dhe mesazhe për kolegët, pacientët, shoqërinë shqiptare por edhe për të gjithë ata që kanë ngatërruar rolet në këtë situatë kur bota u njoh me një masë emergjence për shkak të virusit vdekjeprurës. Profesor Kalo në një reagim në llogarinë e tij në FB iu ka kërkuar atyre që nuk kanë lidhje me këtë profesion të mos përfshihen personat që nuk kanë njohuritë e duhura, por kjo situatë të lihet në duar profesionistësh!

Reagimi

“Jo Panik, kthjelltësi, vigjilencë  kliniko-epidemiologjike, komunikim i qartë dhe mbi fakte reale, profesionalizëm dhe jo-jo politizime të pavenda. Kthjelltësi për arsye se mbrëmë ËHO/OBSH njoftoi përcaktimin e situatës epidemiologjike në lidhje me CORONAVIRUSIN e ri si një “Urgjencë mbarëbotërore” (“Global Emergency”), nisur nga fakte konkrete të shtrirjes së këtij infeksioni përtej vatrës fillestare të tij, qytetin Ëuhan, Kinë!

Një situatë e tillë u shpall edhe në kohën e SARS-CoV (nëntor 2002 – korrik 2003), kur ky infeksion me pikënisje Hong-Kongun preku mbi 27 vende të Botës, duke shkaktuar 8437 të sëmurë dhe 774 vdekje. Në atë kohë, në Itali u diagnostikuan 4 (katër) raste me të sëmurë nga SARS-CoV dhe në Rumani 1 (një) i tillë, por që të gjithë u shëruan.

Po mbrëmë në kryeqytetin e Italisë, Romë, dy qytetarë kinezë të ardhur aty ditë më parë nga Ëuhan, diagnostikohen të prekur nga ky virus i ri sëmundje shkaktues, dhe ata shtrohen në spitalin infektiv të qytetit! Një fakt i tillë na detyron të rrisim shkallën e VIGJILENCËS epidemiologjike për të evidentuar si mjek, si administratë publike dhe jo vetëm nëse punojmë në sektorë, që merren me pranimin në territorin tonë të udhëtarëve të cilët në rrugë ajrore, detare apo tokësore hynë te ne, për të qenë më kërkues në informimin në lidhje me pikënisjen e kohën e rrugëtimit të tyre për në Shqipëri.

Lexo edhe :  Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Në rrafshin klinik, si profesionistë të kujdesit parësor, dytësor e terciar të vlerësojmë seriozisht çdo rast me grip, si një rrezik më konkret në këto çaste të rritjes së aktivitetit gripal në vendin tonë. Gripi dhe Coronavirus kërcënon në veçanti individët me sëmundje bashkëshoqëruese (co-morbozitete), dhe rrezikon jetën e tyre për shkak të ndërlikimeve respiratore dhe jo vetëm.

Udhëtimet jo të domosdoshme jashtë vendit, grumbullimet e panevojshme publike, dyndja në poliklinika dhe spitale për arsye jo thelbësore, të cilat shtojnë kontaktet me individë të prekur nga virozat e stinës dhe gripin, janë veprime të detyrimisht të evitueshme për të gjithë ne.

Komunikimi dhe informimi në kohë reale për çdo gjë që duhet ditur nga publiku, dhe jo për protagonizëm apo për teorizime konspirative të kota, shpërndan çdo re që krijohet në jetën praktike të qytetarëve të këtij vendi. Koha si dhe situata të ngjashme kanë treguar se, profesionistët tanë të Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm, e kanë përgatitjen e duhur teorike dhe praktike për t’u përballur me të sëmurë të tillë.

Vendin dhe popullin janë profesionistët dhe jo politikanët, ata që e zhvillojnë si dhe sa duhet, sepse “punë ka por edhe profesionistët nuk i mungojnë” këtij vendi, për t’i kryer ato në kohën e duhur. Andaj nda të gjithë kërkohet më shumë mirëkuptim, mirëbesim dhe mirëvlerësim për punën dhe përkushtimin e tyre profesional dhe qytetar”. /Fjala.al/

Të fundit

Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra…

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, Adrian Isufi i cili u...

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë personat që janë të detyruar...

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi, Policia...

Lajme të tjera

Web TV