“Si sot një vit më parë nisi beteja me Covid-19”/ Manastirliu falenderon mjekët: Kurrë nuk u dorëzuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur bëhet një vit që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë një reagim në mediat sociale duke falënderuar stafet spitalore.

Ministrja shkruan se si sot një vit më parë nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me Covid-19, në shërbim të jetës, dhe megjithë vështirësitë kurrë nuk u dorëzuan.

Manastirliu bën thirrje që ti ndihmojnë të gjithë së bashku, për të ulur vigjilencën dhe më durim e sakrificë të çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm.

‘Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës. Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të përballjes me pandeminë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.

T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën , me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm. Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID.’-shkruan Manastirliu.

Të fundit

Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?

Ka shumë arsye për të mësuar një gjuhë të re. Mund të jetë për punë, një interes dashurie ose...

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 19 në seancë konstituitive

Për të 19-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

‘Gropa’ e madhe e PD-ASHM, ‘gropa’ e vogël e PS, dhe ‘kodra’ modeste e partive të tjera

Eduard Zaloshnja Vetëm votat brenda vendit vlejnë për krahasimin e zgjedhjeve të tanishme me ato të 2021-shit, ngaqë atëherë emigrantët nuk mund të vinin me...

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë së ASHSH. Akad. emeritus Bardhyl Golemi...

Historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj

Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musleh Al-Skeifi është bërë shtylla e familjes së saj. E veshur me...

Lajme të tjera

Web TV