Publikohen fotot e rralla, Enver Hoxha në krah të kreut të Ballit Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë publikuar fotot e rralla që i përkasin vitit 1936, kur Enver Hoxha ishte pjestar i delegacionit të “Djemurisë gjirokastrite” që shkoi në rrethin e Shkodrës për të tërhequr eshtrat e dy patriotëve të shquar, Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli. Eshtrat pasi u zhvarrosën nga Fusha e Shtojt, u dërguan në Bashkinë e qytetit, për të mbajtur ceremonitë e rastit dhe proçesioni mortor me fjalimet e disa personalitete, si Patër Anton Harapi, Ernest Koliqi, etj.

“Memorie.al” publikon një foto të rrallë me cilësi të lartë e bërë nga Marubët e famshëm të Shkodrës, e ruajtur për më shumë se tetë dekada në arkivin personal të Hasan Dostit, juristit që mori Enverin në përbërje të atij delegacioni dhe i dha të lexonte fjalimin e tij nga ballkoni i godinës së Bashkisë së Shkodrës.

Si ka pozuar Enver Hoxha në atë foto përkrah Hasan Dostit, të birit të tij të vogël, Tomorrit 6 vjeçar, si dhe gjithë personaliteteve të asaj kohe që ishin në përbërje të atij delegacioni, si; Javer Bej Hurshiti, Zenel Prodani, Daut Çarçani, Thoma Papapano, Beso Gega, Gjush Sheldija, Nazmi Lumani, etj., të cilët vite më vonë do t’i fshinte të gjithë nga ajo foto dhe historia, duke i retushuar dhe duke lënë vetëm pak, prej tyre, si të birin 6-vjeçar të Hasan Dostit, Tomorrin.

Tashmë në moshën 90-vjeçare, Tomorri pas 84 vitesh bën publike dëshminë e tij të rrallë, se Enver Hoxha lexoi fjalimin e të atit, Hasanit, i cili disa vjet më pas do të mbante postin e ministrit të Drejtësisë në qeverinë e Mustafa Krujës, dhe si eksponent i lartë i organizatës nacionaliste Balli Kombëtar, në Konferencën e Mukjes do të zgjidhej Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare. Në vitin 1944, ai do të largohej nga Shqipëria, për t’i shpëtuar hakmarrjes së Enver Hoxhës, bashkëshorten e të cilit, Nexhmije Xhunglinin, e kishte mbajtur për afro shtatë vite në shtëpinë e tij në Tiranë, si shoqe klase me të bijën, Shanon, në Institutin Femnor, “Nana Mbretneshë”. Si “shpërblim”, Enveri dhe Nexhmija, ia burgosi dhe internoi për 47 vite, të shtatë fëmijët (katër djem e tre vajza), të cilëve gjermanët iu kishin vrarë nënën dhe xhaxhanë, më 16 nëntor të vitit 1944.

Lexo edhe :  1943 – Fillon Operacioni "Gomora": Bombardimi shkatërrimtar i Hamburgut

Të fundit

Lukashenko: SHBA duhet të shmangë luftërat, është lider global

Si lider global, SHBA-të duhet të parandalojnë përplasjet dhe luftërat, tha Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko. “Amerika është lideri global. Nëse...

Laporta zbulon ‘sekretin’ pse nuk u ble Nico Williams

Rinovimi i Nico Williams me Athletic Bilbaon, bëri që Barcelona të afrojë me huazim Marcus Rashfor. Presidenti i katalanasve, Joan Laporta ka folur rreth...

Digjet Masserati në tunelin e Skërficës

Një automjet tip Masserati ka marrë flakë në afërsi të daljes së tunelit të Skërficës. Policia njofton se incidenti ndodhi në orën 13:28, në...

“I merrnin rrogën, e linin pa bukë”. Dalin dëshmitë për ngjarjen e Fierit

Dëshmitë e të afërmve, fqinjëve dhe kryeplakut të fshatit Frashër të Fierit, nxjerrin një tjetër anë të vrasjes makabre të babait nga vajza dhe...

Aksident i rëndë në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Janaq Kumi”. Në ngjarje janë përfshirë një automjet dhe një...

Lajme të tjera

Web TV