PD ndryshon listën në minutën e fundit, rikthehet në garë ish-deputeti i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka bërë një ndryshim në minutën e fundit në listën e saj të kandidatëve për deputetë.

Panorama.al shkruan se është vendosur që në garën e deputetëve të rikthehet emri i demokratit, Luçiano Boçi.

Ky i fundit do të kandidate sërish me siglën e Partisë Demokratike ne qarkun e Elbasanit. Emri i Luçiano Boçit kishte mbetur jashtë listës së PD në Qarkun e Elbasanit dhe nuk figuronte në listat paraprake.

Gjatë shqyrtimit të fundit të kandidaturave është vendosur që Luçiano Boçi të vendoset sërish në listë, duke u caktuar si i 7-ti në qarkun e Elbasanit.

Mësohet se posti i ofruar për demokratin ka ngjallur pakënaqësi tek ky i fundit, por që ka vendosur ta pranojë të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Luçiano Boçi ka qenë ish-kryetar i PD-së së Elbasanit dhe ish-kandidat për kryetar bashkie.

Qarku i Elbasanit do të drejtohet nga Gazment Bardhi dhe në total ka 21 kandidatë.

(LISTA ZYRTARE E DOREZUAR DJE NE KQZ)

Të fundit

Mjekët japin alarmin: Paracetamoli, sfida e re e rrezikshme në Tik-Tok!

Në platformën TitTok paraqitet një sfidë e rrezikshme që targeton të rinjtë që sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë doza...

Rexhep Qosja voton dhe jep një mesazh: Demokracia ndërtohet me kurajo

Shkrimtari i njohur, Rexhep Qosja sot ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. “Duke u mbështetur në shpatullat e së ardhmes ndjej peshën e përgjegjësisë...

G Bani pranon se e goditi Gjestin: Jam mësuar të më preket imazhi

I tronditur nga situata dhe vendimi i Vëllait të Madh, G Bani dha një intervistë për “Fan Club”, disa minuta pas përjashtimit nga “BIg...

Plani tronditës i Trump për Lindjen e Mesme tërheq investitorët ndërkombëtarë

Tronditje historike e Lindjes së Mesme po fillon të tërheqë investitorët ndërkombëtarë, duke ‘u ngrohur’ nga perspektiva e paqes relative dhe rimëkëmbjes ekonomike pas...

Thasë me flete votimi që vijnë nga diaspora e Kosovës, nis procesi i verifikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka nisur verifikimin e votave që kanë ardhur përmes postës. Siç shihet në këtë foto fletët e votimit janë...

Lajme të tjera

Web TV