Zbardhet përplasja Leskaj-Deromemaj/ Kryetari i PD së Vlorës niset me urgjencë te Basha, në mes të natës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Newsbomb.al zbardh debatin dhe përplasjet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në Partinë Demokratike të Vlorës. Shkak, është bërë një mbledhje e drejtuesit politik të PD në Vlorë, Bujar Leskaj, me një pjesë të strukturave.

Mësohet se kryetari i PD-së së Vlorës Genc Deromemaj, ka kërkuar “shpjegime” nga Bujar Leskaj se përse asnjë emër nga strukturat e kësaj force politike nuk ishte në listat e kandidatëve për deputetë. Pas publikimit të listës zyrtare, Deromemaj ka folur dhe me Bashën.

Vetë Genc Deromemaj ka bërë të qartë se ai nuk ka pasur asnjë pritshmëri për të qenë në listën e sigurt të deputetëve të PD në Vlorë, por ka kërkuar llogari se përse asnjë anëtar i strukturave në qytetin bregdetar nuk ishte në pjesën kryesore të listës, te emrat e sigurt për deputetë, mëson newsbomb.al.

I pari i listës së PD në Vlorë, Bujar Leskaj, ka mbeldhur dje një pjesë të strukturave, bashkë me ish-zv.drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj. Pas mbledhjes, Leskaj ka debatuar me Deromemajn dhe nga inati ka fikur celularin.

Kjo ka bërë që kryetari i PD-së së Vlorës Genc Deromemaj, të niset me urgjencë në mes të natës në Tiranë, drejt e në selinë blu. Aty, Deromemaj është takuar me Lulzim Bashën dhe e ka njohur me gjithë situatën e krijuar në Vlorë, shkruan newsbomb.al. Pas takimit me kryedemokratin në Tiranë, duket se përplasjet mes Leskajt dhe Deromemajt janë sqaruar.

 

Të fundit

Çmimet e apartamenteve, 40 mijë stoku në Tiranë

Po rriten më shpejt dhe më tepër pagat apo çmimet e apartamenteve dhe kostoja e jetesës, në vendin tonë? Vlerësohet...

Faktori kryesor që bashkon Shqipërinë, Kosovën dhe Shkupin

Nga Spartak Ngjela Dhe gjuha shqipe sigurisht që po na mban të lidhur me shqiptarinë. Askush nuk duhet të humbasë mundësinë për t’u njohur me bëmat...

Rama në krah të Veliajt: Tirana lokomotivë, ka kapacitet për hapa të mëdhenj përpara

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliajt përuruan godinat 16 dhe 17 në Qytetin Studenti. “Bashkia e Tiranës është lokomotiva në të gjitha...

Rritje pagash për ushtarakët! Sa do të variojë shtesa e rrogës sipas pozicioneve të punës

Prej 1 janarit të 2025-ës paga e ushtarakëve do të rritet me 23% krahasuar me një vit më parë. Lajmi është bërë me dije...

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” vazhdon të magjepsë me versionin e plotë në italisht

Në përkujtim të ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli, vlen të përmendet fakti që vepra e tij, vijon rrugëtimin. Romani “Shkëlqimi...

Lajme të tjera

Web TV