Pse ju bashkua Partisë Socialiste? Halit Valteri: Kostum që më rri ngushtë, por është më i bukuri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës së re Halit Valteri ka reaguar për herë të parë pasi emri i tij u rendit i 35-ti në listat e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ai shkruan se rrugëtimi që ka marrë nuk është aspak i lehtë dhe se ka pranuar të kandidojë për zgjedhjet parlamentare nën siglën e PS-së me dy kushte.

Kushti i parë ishte që emri i tij të renditej në fund të listës duke shprehur besimin se  do votohet nga dhjetë mijë qytetarë të Tiranës dhe se do përfaqësojë zërin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërsa kushti i dytë është një premtim se do të mbështes fuqimisht të gjithë shtresën e ish-pronarëve, të cilët u grabiten me dhunë shtetërore nga ligji famoz 7501, që Partia Demokratike nuk bëri asgjë për ta ndryshuar.

“Të dashur miq,

Kur bashkojmë forcat për vendin tonë të dashur e nuk ndahemi nga e drejta, qytetarët shqiptarë gjithnjë e vulosin këtë me besim. Personalisht mendoj se në këtë rrugëtim që kam ndërmarrë, i cili nuk mund të jetë aspak i lehtë, por madje tepër i vështirë e me pengesa, unë kam bindjen se vazhdoj të jem në rrugën e drejtë.

Po. Kam pranuar të jem kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë nën siglën e Partisë Socialiste, por me dy kushte të vetme:

I pari, emri im duhet të renditet në fund të listës, duke pasur besimin e palëkundur në vetvete se kam mbështetjen e të gjithë miqve, njerëzve të mi të afër, familjes dhe qindra qytetarëve që më kanë mbeshtur me mesazhe dhe madje edhe personalisht, duke marrë pjesë në takimet që kam zhvilluar me banorë të zonave periferike të Tiranës. Unë marrë guximin dhe zotohem para jush se do votohem nga dhjetë mijë qytetarë të Tiranës, duke qenë zëri i tyre i patjetërsueshëm në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

I dyti, unë si kandidat i listës së Tiranës do mbështes fuqimisht të gjithë shtresën e ish-pronarëve, të cilët u grabiten me dhunë shtetërore nga ligji famoz 7501 dhe që Partia Demokratike edhe pse e ka si një nga shtyllat fondamentale të saj, në të gjitha qeverisjet nuk bëri asgjë, madje veçse sa e rëndoi akoma edhe më shumë gjendjen. Do jem një zë i fuqishëm për shtresën e të përndjekurve politikë, me dëshirën për t’i dhënë fund njëherë e mirë talljes dhe përbuzjes së kësaj shtrese nga Partia Demokratike për tridhjetë vite me radhë.

Besoj shumë në entuziasmin dhe sinqeritetin e brezit tim, pasi pavarësisht gjithçkaje, ishin dhe vazhdojnë të mbesin fuqia ime më e madhe, ata që më dhanë vullnet në kohë jo të lehta, e entuziasëm e shtytje përpara në kohë të mira.

Nuk ka asgjë më të shenjtë e asnjë përgjegjësi më të rëndësishme se sa besimi që unë kam marrë nga secili prej tyre që pata fatin t’i takoj, një nga një, në një Shqipëri që s’e sheh askush, që s’bërtet dhe që për dreq as nuk ankohet.

Besimi juaj, do të jetë udhërrëfyesi im në këtë drejtim.

Ju falenderoj të gjithëve, pa përjashtim të gjithë ju për mbështetjen dhe besimin që më keni dhënë, menjëherë sapo emri im u publikua nga Partia Socialiste në media.

Mesazhet tuaja i vlerësoj pafund dhe ju them se; është një kostum që më rri ngushtë, por mund të vishet dhe që sot për sot është më i bukuri.

Zoti ju bekoftë!”, shkruan në fund ai.

Lexo edhe :  SPAK: Po hetojmë tre deputetë dhe një ish-ministër

Të fundit

Skema Kombëtare, Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

Në Kavajë “Sacro e Profano” është një nga agroturizmat më të rinj në zonë, një investim i kuzhinierit Xhovani...

Punonjësit e tenderëve do t’i nënshtrohen trajnimeve dhe certifikimeve me detyrim

Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar nisjen e procesit të trajnimit, testimit dhe certifikimit të punonjësve të përfshirë në prokurimet publike, në bashkëpunim me...

Dhjetëra mijëra protestues pro Gazës në 40 qytete australiane dhe Danimarkë

Më shumë se 10 mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë pro-palestineze në Kopenhagen, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza...

Kushner paralajmëron Macron, letra që mund të tensionojë raportet SHBA-Francë

Charles Kushner, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Francë, ka thyer heshtjen që nga mbërritja e tij në Paris në fillim të korrikut. E...

Fridrih Niçe, tragjedia e një mendimtari që sfidoi botën

Nga Leonard Veizi Në thellësitë e natës, kur yjet duken si pika shprese në errësirë, lindin shpeshherë shpirtrat që sfidojnë ligjësitë e botës. Këta njerëz...

Lajme të tjera

Web TV