Dalin pamjet e reja, ja si u vra Klodian Rasha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja  e Top Channel, Anila Hoxha disponon ekskluzivisht  fotografitë e nxjerra nga filmimet e kamerave të sigurisë ku tregohet sekondë pas sekonde nga ekspertët e kriminalistikës se si Klodian Rasha u ndoq nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe më pas u qëllua për vdekje.

Nevaldo Hajdaraj ka përfunduar nën akuzë për vrasje me dashje dhe pritet që në gjykatë të hidhet shorti për të caktuar trupën gjyqësore.

Fotografia e parë tregon efektivin e policisë që vrapon në trotuarin përballë rrugës ku më pas u qëllua Klodian Rasha.

Më tej efektivi sipas materialeve që disponon Anila Hoxha,  kapërcen rrugën dhe bordurën e hekurt për t’i ndërprerë rrugën Klodianit, i cili sipas përshkrimit në fashikull përpiqet të fshihet pas pemëve, teksa polici ngre dorën duke paralajmëruar me një armë në dorë.

Ky detaj ilustrohet nga ekspertët e kriminalistikës duke përshkruar në çdo frame lëvizjen e policit e nga ana tjetër edhe lëvizjet e të riut që është ekspozuar me rreth të verdhë.

Në fotografinë e radhës polici i cili kapërcen gardhin tenton ta ndalojë Klodianin duke e kapur në trup, por më pas rrëzohet.

Dhe fotografitë tregojnë sipas Anila Hoxhës se si sipas ekspertëve Nevaldo Hajdari mbasi është rrëzuar përtokë, pozicionohet në të ndenjura dhe duke mbajtur në dorën e djathtë,  një armë qëllon ndaj të riut.

Fotografia e fundit e tregon Klodianin të gjallë në çastet e fundit të jetës teksa vrapon dhe qëllohet pas shpine për tu rrëzuar në hyrje të banesës , ku dhe shfaqet fillimisht duke vënë dorën në ije dhe pastaj bie në gjunjë i pajetë, sipas Anila Hoxhës.

Të fundit

Një ditë opozita me qira për Arben Ahmetajn

Nga Mero Baze Me qindra njerëz të varfër të shtunën do merren nga rrethet me furgona dhe autobuza plus 20...

Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA

Nga Kreshnik Spahiu Sapo lexova një pyetsor me fëmijët shqiptar në diasporë. Ndër ato ishte Pyetja: “Kush e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë ditën e...

“Reforma në drejtësi, sfiduese”/ Rama: Është mjaft e duartrokitur

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp në Madrid, foli për reformën në drejtësi në vendin tonë. Rama tha se Reforma në Drejtësi ka...

Shqipëria për herë të parë në Wine Paris 2025: Verërat në skenën ndërkombëtare

Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në Wine Paris & Vinexpo Paris, një nga panairet më prestigjioze ndërkombëtare për industrinë e...

Veriu i Shqipërisë më “dembel”? Ekspertët: Banorët në intensitet të ulët pune

Banorët në jug të Shqipërisë jetojnë në intensitet të lartë pune. Një raport i Eurostat thekson se në këtë zonë, afro 92% e banorëve...

Lajme të tjera

Web TV