Përplasja te FRD/ Rama-Metës: Vaksinën e tërbimit s’e kemi, shfaqje klinikisht e rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama foli nga shkolla “4 Dëshmorët” për vaksinimin e mësuesve, që ka nisur ditën e sotme në vendin tonë, duke thënë që vaksinimi anti-Covid do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë falës së tij, kreu i qeverisë “thumboi” edhe Presidentin Ilir Meta, teksa tha se “vaksinën për tërbimin nuk e ka akoma, do të jetojmë edhe pak kohë me shfaqje tërbimi”.

“Vaksinimi do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Shkollat do të shërbejnë si qendra vaksinimi. Është një hap i madh përpara dhe kam shumë shpresë që në ditët në vijim do të kemi një lajm shumë të mirë për një sasi të madhe, që do na lejojë të hyjmë në një vaksinim masiv, që sezonin turistik ta kemi të lehtësuar. Do të vaksinojmë pensionistët masivisht, vaksinën për tërbimin nuk e kemi për fat të keq. Kështu që do të na duhet të jetojmë edhe pak kohë me shfaqje tërbimi të kësaj natyre, që janë shprehje dëshpërimi. Ajo që ka rëndësi është të mundim armikun e padukshëm, pastaj mundjen e kundërshtarëve të dukshëm e kemi më të lehtë”, tha Rama.

I pyetur nga gazetarët për përplasjen e Presidentit Ilir Meta me policinë, një ditë më parë, te zyrat e FRD, Rama theksoi se “më lejoni mos bëj asnjë koment, sepse jemi në kushtet e një shfaqjeje që është klinikisht e rëndë dhe natyrisht kërkon solidaritet njerëzor me këdo qoftë jo vetëm që ka qëllime dukshëm të rënda”.

Të fundit

Integrimi në BE, ministrja suedeze: Shqipëria po përparon me shpejtësi

Ministrja suedeze për Çështjet e Bashkimit Europian, Jessica Rosencrantz, do të vizitojë Shqipërinë më 10-11 mars për të takuar...

Komisioni i Medias dëgjesë me kandidatët për Këshill Drejtues në RTSH!

Në Komisionin e Medias, sot u zhvillua seancë dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionin Shqiptar, pas shkarkimit nga Kuvendi të...

Doni një lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

Pavarësisht kujdesit me kremra dhe apo trajtimeve të ndryshme, njerëzit duhet t’i kushtojnë rëndësi edhe ushqimeve që konsumojnë Pavarësisht kujdesit me kremra dhe apo trajtimeve...

Ali Ahmeti takim me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidanin. Në një postim në rrjetin social,...

Çfarë pritet nga bisedimet SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite?

Gjatë përplasjes së tyre në Zyrën Ovale, presidenti amerikan, Donald Trump, i tha homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, se “t’i aktualisht nuk i ke letrat”. Deklaratat...

Lajme të tjera

Web TV