Legalizimet/KLSH zbardh shkeljet me pronat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vonesa në administrimin e praktikave dhe kërkesave për leje legalizimi, regjistrimi i lejeve të ndërtimit mbi truall shtetëror, regjistrime pasurish me ndryshime të zërave kadastral, regjistrimi në bashkëpronësi të paligjshme të pasurive bujqësore e regjistrimi i lejeve të legalizimit të parregullta janë vetëm disa nga shkeljet që ka gjetur Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë vitit 2019 në ish-agjencinë e legalizimeve.

Nga Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit gjatë vitit 2019, KLSH bën me dije janë administruar 115 ankesa, nga të cilat 104 për ZRPP në lidhje me problemet e pronësisë, transaksionet e paligjshme të kryera me to, falsifikimet e dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë, 9 për ALUIZN-et për legalizimet dhe 2 për Institucionet mjedisore. Në mënyrë të përmbledhur, shkeljet e konstatuara në auditimet e zhvilluara nga KLSH, konsistojnë në:

Vonesa në Administrimin e praktikave dhe kërkesave në proces

Regjistrimi i lejeve të ndërtimit mbi truall shtetëror

Regjistrime pasurish me ndryshime të zërave kadastral

Regjistrimi në bashkëpronësi të paligjshme të pasurive bujqësore

Regjistrimi i lejeve të legalizimit të parregullta, të lëshuara për objekte në pronësi “shtet”, që kanë sjell si pasojë fshirjen e të drejtës së pronësisë së shtetit

Mos evidentimin dhe mos respektimi i procedurave të regjistrimit të pronave me mbivendosje

Mos bërja e bilancit AMTP-LN, printim III dhe listave të trojeve sipas kryefamiljarëve

Tjetërsimi i pronave publike, falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zonat turistike dhe bregdetare

Regjistrimi i lejeve të legalizimit me mangësi në dokumentacion

Keqmenaxhim i zonave kadastrale dhe mospasqyrim i saktë i gjendjes së pasurive bujqësore në KPP-të dhe Zonat Kadastrale të pa menaxhuara dhe të pa përfshira në Sistemin e Regjistrimit Fillestar.

Lexo edhe :  SHIFRAT/ Sa janë rritur investimet e huaja?

“Theksojmë që krahas dëmit ekonomik të matshëm në këto institucione ekziston edhe një dëm ekonomik i fshehur dhe i pamatshëm, shumë herë më i lartë se i pari, i cili lidhet me një zinxhir të stërzgjatur pasojash sociale, mjedisore, ligjore dhe njerëzore, të shkaktuara si pasojë e paligjshmërive të kryera ndër vite me pronat nga ana e punonjësve dhe drejtuesve të ish ZVRPP-ve të cilat së bashku me problematikën e proceseve gjyqësore përbëjnë dhe burimin kryesor të faturave të papërballueshme që Shteti Shqiptar duhet të paguajë tashmë dhe në vijim si pasojë e vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.”-përfundon KLSh në auditimin e tij.

Të fundit

Flet ish-burri i Parashqevi Simakut: Ajo u zhduk vetë, na braktisi mua dhe djalin

Bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, ka rrëfyer pjesën e tij të historisë lidhur me ish-bashkëshorten e tij dhe...

Gaspër Çurçia, Parashqevi Simaku, dhe maskarenjtë e Ali Asllanit

Nga Sefer Pasha   Gaspër Çurçia ishte muzikant. Ai i binte trombës si askush tjetër. Dhe është i papërsëritshëm. Ka shkëlqyer në disa festivale të Radjo...

Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrejtësi Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Bashkimin Evropian se është i “padrejtë” ndaj Kosovës në politikat e saj në Ballkanin Perëndimor, duke...

PD kërkon faljen e gjobave për energjinë elektrike

Qeveria mori nismën për faljën e gjobave të vendosura për ndërtimet pa leje në zonat ruale, po ndonëse nga PD cilësohet si veprim që...

Kanabisi mjekësor, përplasje PD-Qeveri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të kundërshtojë ligjin për përdorimin e kanabisit, që sipas tij po tentohet të...

Lajme të tjera

Web TV