Veliaj: Kandidatët tanë njerëz të dijes, Luljeta dhe Najada shembull për rininë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin me të rinjtë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se është i lumtur që në këtë fushatë po kandidojnë njerëz që japin shembullin e të lexuarit dhe dijes.

“Kur kemi njerëz si profesoresha e nderuar, Luljeta Bozon, të cilën e njoh sepse fillimisht e takova për histori tërmeti dhe pastaj më dhuroi një libër. Kur kandidon një autore librash, ti thua një njeri me vlera po kandidon. Kur kandidon një tjetër profesoreshë, si Najada, prapë autore tekstesh mjekësore ti thua: Po kandidon një autor, dikë që ka lidhje me librin. Dhe kur sheh personazhe që janë rritur me libra, ke garancinë që si minimum janë humanislultë dhe kanë një botë pak më të madhe sesa vetëm diapazoni i asaj që të sheh syri në territorin e Tiranës ku je”, nënvizoi Veliaj.

Veliaj theksoi se i vjen mirë që kritikat që merr tani janë për shtimin e qendrave rinore apo të bibliotekave.

“Mbaj mend shumica e bibliotekave ishin kthyer në magazina që mblidheshin rraqe me dryna dhe me kangjella të paprekura prej vitesh. Ndërsa sot kritika që marrim është – Pse 8 dhe jo 18 biblioteka. Kritika që marrim – Pse një qendër rinore të “Rruga e Kavajës”, një te rruga “Myslym Shyri”, qendra “Ten” dhe jo një te “Mine Peza”. Pra, fakti që kemi rritur stekën dhe kërkojmë që të bëhet akoma më shumë dhe më shpejt, është në fakt një lajm i mirë. Është një kritikë që është muzikë për veshët e mi se them shyqyr që ka mbërritur kjo ditë”, sqaroi ai.

Të fundit

‘Gëzuar përvjetorin!’ Presidenti Trump dhe Melania, 20 vite martesë

Donald Trump dhe Melania Knauss festojnë 20 vjetorin e martesës së tyre, e cila u kurorëzua më 22 janar...

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në...

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV