Vrau motrën dhe dhëndrin, ky është Gjovalini super i kërkuar nga Policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka bërë publike foton e Gjovalin Lesit, i cili është dënuar me burg të përjetshëm për një vrasje makabër që ka kryer në vitin 1997. Ai është sot një nga personat më të kërkuar nga policia shqiptare.

Në datën 21 tetor 1997, në fshatin Rrasfik, të Mirditës, Lesi ka vrarë me armë zjarri motrën e tij, shtetasen me iniciale M. Gj., dhe burrin e saj, shtetasin me iniciale A. Gj.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe Armëmbajtja pa leje”.

Pavarësisht se ngjarja ka ndodhur që në vitin 1997, Gjovalin Lesi vijon të jetë ende në kërkim nga Policia e Shtetit.

Të fundit

Kush do të jetë pasuesi i Janullatosit? Procedurat që do të ndiqen dhe emrat që përfliten

Kush janë dy emrat më favoritë për të marrë kreun e Kishës Ortodokse? Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë...

Rekord gjobash në vitin 2024, mbi 500 mijë shkelje rrugore në fokusin e Policisë

Shpesh ata janë cilësuar si “pilotët e rrugës” dhe në të njëjtën kohë janë kthyer në burim aksidentesh. Gjatë vitit 2024, në të gjithë...

Pse nuk mund të bëni ende telefonata në aeroplan?

Më 24 nëntor 2022, Komisioni Evropian i dha dritën jeshile përdorimit të pajisjeve me lidhje 5G në fluturimet e planifikuara. Ditët e modalitetit të aeroplanit dukej se ishin...

Pronat në bazën e Shëngjinit, gjykata “rrëzon” prokurorinë për çështjen

Gjykata e Lezhës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë në lidhje me pushimin e hetimeve dhe heqjen e sekuestrit preventiv për objektin që po ndërtohej...

Rreth 300 mijë banorë me prejardhje familjare bektashiane në Shqipëri

Nga Eduard Zaloshnja Kryeministri Rama deklaroi sot, me rastin e 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Tiranë, se asaj do t’i jepet një status...

Lajme të tjera

Web TV